Denoncimi i PD: Drejtuesja e Albpetrol hedh në rrugë 300 punonjës të Fierit, Ballshit e Patosit dhe emëron familjarët e saj nga Tirana. Urdhrat i jep nga Sky Tower (DOKUEMNTET)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:20 10-04-2020 Denoncimi i PD: Drejtuesja e Albpetrol hedh në rrugë 300 punonjës të Fierit, Ballshit e Patosit dhe emëron familjarët e saj nga Tirana. Urdhrat i jep nga Sky Tower (DOKUEMNTET)

Partia Demokratike denoncon shkarkimin abuziv nga puna të 300 punonjësve të kompanisë së naftës Albpetrol, me pretekstin se rezervat e naftës dhe çmimet e rëna për shkak të koronavirusit kanë prekur buxhetin e kompanisë.

Sipas denoncimit të punonjësve të kompanisë Albpetrol, të bërë publik nga ish-deputeti i PD së Fierit Luan Baçi, në ditët në vijim pritet që kompania të hedhë në rrugë dhe 600 punonjës të tjerë. Edhe pse pretendon se për shkak të financave të kompanisë duhet të shkurtohet stafi, administratorja e Albpetrol Eriola Muka ka punësuar në vend të punonjësve të shkarkuar familjarët e saj.

Pra sipas denoncimit, specialistët e naftës nga Ballshi, Fieri, Patosi e Kuçova po pushohen nga puna dhe në vend të tyre po emërohen familjarët e administratores Muka nga Tirana e Librazhdi.

Punonjësit e shkarkuar kërkojnë që SPAK të nisë hetimet ndaj këtyre veprimeve që ata i konsiderojnë abuzive pasi administratora Eriola Muka, sipas tyre, ka falsifikuar dhe dokumentet e shkarkimit dhe emërimit të punonjësve të rinj.

300 punonjësit e shkarkuar padrejtësisht nga puna i drejtojnë dhe një pyetje kryeministrit Rama: Kur bizneseve të mëdha u duhet të sakrifikojnë për të paguar rrogat e punonjësve në këto ditë të vështira, pse Albpetrol shkarkon brenda javës 300 punonjës?

DENONCIMI I PLOTË DHE DOKUMENTET:

Punonjes te kompanis Alpetrol, denoncojne, veprimet korruptive te drejtuesve te kesaj kompanie.

Me poshte sms e tyre si dhe nje urdher kompromentues, ku tregon qarte, emerimet qe jane bere, gjate kohes qe kane qene ne ristrukturim dhe te trembur, nga situata e krijuar, revokojne urdherin e bere me pare ,me nje urdher tjeter, duke i vendosur nr e nje tjeter shkrese.

Lexoni me durim deri ne fund!

Ne nje grup punonjesish te Albpetrol duam te denconcojme veprimet arrogante dhe antiligjore te administrators Eriola Muka e cila ne situaten e nje pandemie boterore ka urdheruar kete jave qe te hidhen ne rruge keto dite rreth 300 punonjes te qyteteve Patos,Fier,Kucove,Ballsh etj. Ushtaret e saj kane bere njoftimet dhe punonjesve po ju mbyllet mardhenia e punes. Parashikohet qe heqja e puntoreve te vazhdoje edhe ne ditet ne vijim duke e cuar numrine te larguarve ne 600 veta. Kryeministri Edi Rama i kerkon kompanive private te shesin vilat dhe pasurit personale qe te mbajne njerezit ne pune kurse Albpetroli kompani shtetrore heq 300 veta brenda javes.

Poshterisia dhe pafytyrsia e Eriola Mukes vazhdon edhe me tej pasi ajo ka emeruar nga muaji Tetor 2019 dhe deri me sot rreth 50 punonjes te rinj te ardhur nga Tirana, Librazhdi etj, qe nuk kane punuar ndonjehere ne sistemin e naftes. Te gjithe jane kushurinj apo te afert te rrethit te saj te ngushte. Ne po te njejten dite qe ka hedhur ne rruge 33 punonjes (11 mars 2020) ka emeruar 19 punonjes te rinj. Keshtu ka vazhduar cdo dite.

E trembur nga shkrimet e publikuara dje per kete ceshtje sot zagaret e saj po perpiqen te mbulojne krimin e kryer duke nxjerre nje urdher me date te kaluar per te fshehur gjurmet e emerimeve te reja qe i ka bere ne kundershtim me ligjin qe e detyron te sistemoj njeher naftetaret para se te mare njerez te rinj. Pasataj ca kuptimi kan shkurtimet kur ti mer njerez te rinj?

Po ju bashkengjisim urdhrin 68 qe e ka nxjer sot por po mundohet ta shes sikur eshte bere ne date 26 duke e fallsifikuar. Po ju japim dhe urdherin e vertet me numer 68 qe eshte nxjere ne 30 Mars.

Ju lutemi nderhyni qe prokuroria dhe SPAK te vijne dhe sekuestrojne keto dokumenta te falsifikuara dhe ti vene keta kriminel qe luajne me buken e femijeve tane para ligjit.

Keta te pashpirt kane shperndar rrogat e administrates dhe kane mare rogat miliona lekshe per veten e tyre kurse rrogen e muajit shkurt te puntorve sna e kane dhene akoma.

Vete Eriola Muka si Administratore dhe Administrata ne Zyrat e Tiranes me qera mujore 6000 Euro ne muaj, per shkak te situates se koronavirusit kane 3 jave qe nuk dalin ne pune por punojne nga shtepia, ndersa ne punonjesit e tjere dalin me detyrim, pa maska, pa kushte dhe pa siguri ose pushohen nga puna. Edhe para kesaj periudhe, Eriola Muka ne seline e kompanise ne Fier ka ardhur brenda 6 muajsh vetem 12 here dhe jep urdhera nga kati i 7-te i Sky Toëer ne Tirane.

Para disa dites ne Ndermarrjen e Prodhimit te Naftes Kucove, per fat te keq u aksidentua ne pune nje punonjes me pasoje vdekjen (saldatori L.F) sepse Eriola Muka dhe drejtuesit e tjere nuk ka marre asnje mase per kushtet e sigurise ne pune. Asnje nga drejtuesit kryesor nuk eshte inxhiniere kundershtim em rregulloret e shoqerise. Per kete aksident me pasoje vdekjen nuk u pyet asnje nga drejtuesit e shoqerise por u arrestua kolegu i tij.

Ju lutem nderhyni qe kete ceshtje ta ndjekin organet kompetente te na japin rrogen te kthejne vendimet e paligjshme per pushim kolektiv dhe te anullojne te gjithe emerimet e reja.

92818740_2714466782026721_3118731733952888832_o.jpg
92890160_2714481715358561_5206424154382794752_o.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.010205984115601
array(1) { ["section"]=> string(178) "denoncimi-i-pd-drejtuesja-e-albpetrol-hedh-ne-rruge-300-punonjes-te-fierit-ballshit-e-patosit-dhe-emeron-familjaret-e-saj-nga-tirana-urdhrat-i-jep-nga-sky-tower-dokuemntet-202144" }