Denoncimi i PD-së: Qytetarët shqiptarë 24 orë në të ftohtë dhe pa ngrënë në kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi

Publikuar tek: politike, më 11:59 02-04-2020 Denoncimi i PD-së: Qytetarët shqiptarë 24 orë në të ftohtë dhe pa ngrënë në kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi Arben Kashahu

Partia Demokratike ka reaguar me anë të sekretarit të marrëdhënieve me jashtë, Arben Kashahu, për qytetarët shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në kufijtë me Greqinë dhe Malin e Zi.

Kashahu thotë se qytetarët shqiptarë janë lënë 24 orë në të ftohtë dhe pa ngrënë, ndërsa shteti nuk ka marrë asnjë masë për t'i riatdhesuar ata.

Ai shprehet se kjo është një braktisje e shtetit për qytetarët, pasi vendet e tjera po bëjnë të pamundurën për të riatdhesuar qytetarët e tyre.

DEKLARATA E SEKRETARIT TË MARRËDHËNIEVE ME JASHTË NË PD, ARBEN KASHAHU

Partia Demokratike po ndjek me shqetësim situatën e krijuar në kufirin tokësor midis Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe midis Shqipërisë dhe Malit të Zi. Qindra qytetarë shqiptarë nuk po lejohen të futen në territorin shqiptar, megjithëse, sipas informacioneve që ne kemi, nuk kanë asnjë pengesë as nga Greqia, as nga Mali i Zi.

Mbyllja e kufijve ajrorë, detarë apo tokësorë, si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit, nuk mund të shërbejë si justifikim për braktisjen nga shteti të qytetarëve shqiptarë, që situata i gjeti të papërgatitur në një shtet të huaj. Ata nuk mund të lihen në rrugë, pa asnjë ndihmë dhe në kushte skandaloze. Kjo po ndodh tani me shqiptarët në kufirin grek dhe atë malazez. Po ndodh edhe me shqiptarët e braktisur kudo në Europë, në Itali, në Gjermani, në Francë, në Spanjë, në Angli.

Është e paligjshme dhe absurde të mos lejosh qytetarët shqiptarë që të futen në atdheun e tyre, që të rikthehen në shtëpitë e tyre, që të shkojnë tek fëmijët apo prindërit e tyre. Nga shqetësimet e ardhura pranë Partisë Demokratike rezulton se shumica dërrmuese prej tyre janë prej më shumë se 24 orësh në të ftohtë, pa ngrënë dhe pa asnjë ndihmë nga shteti. Kjo është papërgjegjshmëri. Kjo është kriminale.

Shteti shqiptar ka detyrimin kushtetues për t’u kujdesur për të gjithë qytetarët shqiptarë, brenda apo jashtë kufirit. Qeveria nuk duhet të trajtojë qytetarët hallexhinj si të njerkës.

Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre, edhe pse pjesa dërrmuese e tyre i kanë mbyllur kufinjtë. Vendet e tjera po krijojnë çdo mundësi për riatdhesimin e qytetarëve të tyre, por e financojnë atë, sepse kjo është detyra kryesore e një qeverie të përgjegjshme.

Partia Demokratike e konsideron braktisjen e shqiptarëve jashtë kufijve të vendit si një dhunim flagrant të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve nga vetë qeveria e Republikës së Shqipërisë. Ky akt bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe nuk justifikohet nga situata e krijuar.

Partia Demokratike i kërkon Qeverisë që të mundësojë menjëherë që qytetarët shqiptarë që janë në kufirin tokësor me Greqinë apo Malin e Zi, të lejohen të kalojnë kufirin dhe të shkojnë në shtëpitë e tyre.

Secili prej tyre duhet të mbahet sipas ligjit nën mbikëqyrje shëndetësore dhe të vetëkarantinohet në shtëpinë e tij, duke mos u lejuar të dalë jashtë banesës për të paktën 14 ditë nga momenti i hyrjes në Shqipëri. Në këtë mënyrë arrihet të sigurohet që ato të mos bëhen burim infektimi për të tjerët.

I njëjti rregull duhet të ndiqet edhe për shqiptarët e tjerë që kanë mbëtur rrugëve të Europës. Qeveria duhet të riatdhesojë çdo shqiptar që, për shkak të mbylljes së kufijve, nuk mundi të rikthehet pranë familjes. Çdo vonesë është papërgjegjshmëri që kushton shtrenjtë!

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0096030235290527
array(1) { ["section"]=> string(115) "denoncimi-i-pd-se-qytetaret-shqiptare-24-ore-ne-te-ftohte-dhe-pa-ngrene-ne-kufijte-me-greqine-dhe-malin-e-zi-201033" }