Denoncimi i Salianjit: Sulm i turpshëm i Edi Ramës ndaj familjes time (Foto)

Publikuar tek: politike, më 20:32 09-11-2017 Denoncimi i Salianjit: Sulm i turpshëm i Edi Ramës ndaj familjes time (Foto)

Një ditë më parë në medie qarkulloi një dokument ku pretendohej se në lokalin që është i regjistruar në emër të Shegë Salianjit, e ëma e deputetit demokrat Ervin Saliajni, matësi i energjisë nuk punon dhe në të është ndërhyrë që të mos matet konsumi i energjisë.

Salianji e ka konsideruar të turpshëm këtë sulm dhe ka publikuar në profilin e tij vendimet e gjykatës.

Ai pretendon se vetëm një ditë pas denoncimit të faturës së Gjiknurit, në shenjë hakmarrje 'taksidarët' e urdhëruar kanë mësyrë në familjen e tij.

Ja çfarë shkruan Salianji:

Sot Edi Rama ka orkestruar një sulm të turpshëm duke iu hedhur nje kockë të kalbur, mercenarëve të paguar dhe të ushqyer prej tij si hijena me para droge, e nafte të vjedhur nga pasuria e shqiptarëve.

Shpifja e paguar prekte prindërit e mi, që sot jetojnë me punën e tyre të përditshme por që i duhet të përballojnë edhe kostot dhe përbaltjet publike pa arsye, vetëm prej punës time.

Pavarësisht shumë goditjeve shtrembërimeve, intrigave të pandalshme ndaj meje asnjëherë nuk e kam përdorur dhe nuk i jam përgjigjur personalisht ndyrësisë së një pushteti që mbahet nga krimi, sepse në asnjë moment kjo betejë nuk është personale.

Sot në detyrim të qytetarëve, në respekt të integritetit të prindërvë të mi që paguajnë çdo fature dhe çdo detyrim, po sqaroj;

Në datën 15.12.2014, në kulmin e arrestimeve të qytetarëve për mospagesën e energjisë elektrike kam denoncuar një seri rastesh të njerëzve me pushtet që nuk paguanin energjinë elektrike në deme miliiona lek dhe qeveria nuk i arrestonte siç bënte me qytetarë të varfër, një nga emrat e denoncuar ka qëne ministri i atëhershmëm dhe i sotëm i energjisë Damian Gjiknuri i cili me logjikën që përdorte qeveria duhej të arrestohej. Nga selia e PDSh kam publikuar faturën e papaguar të Gjiknurit prej muajsh…foto poshte.

Vetëm një ditë pas denoncimit të faturës së Gjiknurit, taksidarët e urdhëruar mësyjnë në familjen time ( jo tek unë personalisht) dhe vendosin në shkelje të ligjit dhe në absurditet që për një muaj familjarët e mi duhet te paguanin 154.762 KWH ose afërsisht 30 milion lek për një muaj!!!

Agresionit politik nuk iu përgjigja me deklarata por ndoqën rrugën ligjore.

Kështu për këtë çështje ka dy vendime gjyqësore, vendimi gjyqësor nr 1244 datë 19.06.2015, gjykata e rrethit Gjyqësor Korçë, dhe Vendmi i Gjykatës së Apëlit Korçë nr. 351 Datë 17.11.2015. Të dy vendimet kanë rrëzuar pretendimin e qeverisë.

Gjykata duke u bëzuar në ekspertizë teknike argumentoi se:

1. Pavarësisht pagesave të rregullta të çdo muaji të faturave të energjisë elektrike, OSHE pretendon që është shpenzuar 154 762 KWH vetëm në një muaj.

2. Referuar aktiti të ekspertimit sipas gjykatës është konkluduar që konsumi mujor 154.762 është i pamundshëm dhe i pajustifikuar teknikisht, pasi faturimi disa vjeçar 2006 -2014 nuk e justifikon atë vlerë. Përveç kësaj nga dokumenti i sistemit billing (información mbi abonentin) fuqia e kërkuar e regjistruar në sistem është 4 kW e për rrjedhojë një sasi e tillë energjie nuk mund të konsumohet në asnjë mënyrë në një muaj.

Për këtë arsye Gjykatat në të dyja shkallët vendosën dhe kthyen të drejtën në vend.

Në foto, denoncimi i faturës së papaguar te Gjiknurit i bërë në datë 15.12.2014. Foto 2, proçesverbali i OShEe në datë 16.12.2014 vetêm një ditë pas denoncimit tim, foto 3 dhe 4 vendimet e gjykatave ku prindërit e mi fitojnë në te dy shkallët e gjyqësorit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022832870483398
array(1) { ["section"]=> string(79) "denoncimi-i-salianjit-sulm-i-turpshem-i-edi-rames-ndaj-familjes-time-foto-98998" }