Denoncimi i Tritan Shehu: Po bashkohen testet me ato të privatit, tamponet të bëhen në…

Publikuar tek: aktualitet, më 17:35 21-10-2020 Denoncimi i Tritan Shehu: Po bashkohen testet me ato të privatit, tamponet të bëhen në… Tritan Shehu

Gjatë javës së fundit, në vendin tonë janë regjistruar shifra më të larta që prej fillimit të pandemisë së koronavirus. Një bilanc që ka trembur autoritetet shëndetësore, teksa ka ngjallur reagimin e ish Ministrit të Shëndetësisë, Tritan Shehu.

Në një intervistë për “Report Tv”, Shehu tha se këto rritje nga ana e autoriteteve janë farse dhe se numri i lartë lidhet me faktin se autoritetet shëndetësore bashkojnë testimet e kryera nga ana e tyre dhe me klinikat private.

"Së pari dua të them që Ministria e Shëndetësisë duhet të qartësojë se ku bëhen këto teste. Se tek kapacitetet tek IShP dhe të QSUT së bashku nuk janë më shumë se 800. Ku janë testet e tjera. Klinikat private janë me pagesë, 100 euro dhe janë jashtë metodikës së testimit. Bëhen kryesisht për dëshirën e qytetarit apo për arsye administrative për të lëvizur jashtë dhe nuk futen në metodikën e testimit. Nëse Italia sot bën 170 mijë testime në ditë, këto janë në metodikën e testimit që bëhen gratis nga shteti. Ato që bëhen nga qytetari në anën e tij nuk mund të jenë të dhëna statistikore, mund të merren në konsideratë poKemi realisht një falsifikim me shifra. Shifrat duhet të ndahen nga metodika e testimeve. Ishin 297 raste të reja që në raport me testimet ishin 25 përqind. Kjo tregon që situata është katastrofale. Testimi i pranueshëm, duhet të ishte 5-10 përqind. Me këto shifra, Shqipëria duhet të bëjë të paktën 2500 testime. Të merren tampone në rrugë, në makinë. Ne nuk jemi kërrkund" 

"Unë e kam thënë prej kohësh, rëndësinë e maskës. Ajo duhet të vendosur në ambientet e mbyllura dhe në ato të jashtme ku ka densitet popullsie. Maska është një element i rëndësishëm mbrojtës. Është një strategji që ka filluar me testime. Vazhdoi me aktivizimin e mjekut të familjes. Unë i bëj thirrje qytetarëve të respektojnë vendosjen e maskave ashtu siç u them dhe shtetit që të përcaktojë maskat. Nuk janë ato copa që shpjegoi kryeministri. Shteti duhet të shpjegojë njerëzit. Shteti nuk është për t'i kërkuar qytetarëve pa i krijuar mundësitë," - tha Shehu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama 'presion' naftëtareve të Ballshit: Pa u ndalur greva nuk bisedojmë dot, kusuret e privatit mos ia faturoni qeverisë
Lirohet nga detyra zëvendësministrja e Financave Belinda Ikonomi »
Article Logic
Execution time: 0.0091309547424316
array(1) { ["section"]=> string(91) "denoncimi-i-tritan-shehu-po-bashkohen-testet-me-ato-te-privatit-tamponet-te-behen-ne-224615" }