Denoncimi: Invalidët e Durrësit nuk marrin pensionin në kohë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:43 22-03-2017 Denoncimi: Invalidët e Durrësit nuk marrin pensionin në kohë

Emisioni investigativ BOOM këtë të mërkurë ka trajtuar një shqetësimin që personat invalidë kanë me pensionin.  Rasti konkret është ai i Arbenit, i cili është i verbër dhe është kategorizuar si invalid i grupit të parë.

Shqetësimi që ai ka përcjellë në emisionin BOOM është vonesa që i bëhet me pensionin e invaliditetit, të cilin duhet ta marrë në datën 27  të çdo muaj. Por siç thotë ai sa hërë që shkon në këtë datë në bankë, gjendja e llogrisë është zero. Pension i vonohet nga 1 javë deri në 10 ditë.

Gazetarja e BOOM, Domenika Bajraktari kontaktoi me bashkinë e Durrësit, për të marrë më shumë informacion për këtë shqetësim. Përgjigja që mori ishte se përgjegjësia i takon Shërbimit Social. Gazetarja shkoi në zyrat e Shërbimit Social të Bashkisë, por nuk mori asnjë përgjigje, pasi çdo pyetje duhet të niset me një shkresë zyrtare.

BOOM nisi shkresën zyrtare drejt bashkisë së Durrësit në datën 28 shkurt, duke parashtruar problemin e Arbenit për vonesat e pagesës së invaliditetit. Në 7 mars 2017 bashkia e Durrësit i përgjigjet interesit të BOOM ku shkruan se vonesa të tilla ndodhin, por do të bëhet e pamundur që kjo kategori të marrë pensionin në ditën e fundit të çdo muaji.

“Në përgjigje të kërkesës suaj së pari ju bëjnë me dije se shqetësimi i juaj si dhe i personave të inderesuar është i drejtë. Kjo shtresë ka qenë gjithnjë në vëmendje të bashkisë Durrës. Për procedurat e këtyre pagesave ju sqarojmë se borderotë e tyre hartohen nga bashkia Durrës. Drejtoria e Ndihmës Ekonomike çdo datë 10 për ndihmën ekonomike dhe çdo datë 16 për invalidët. Meqënëse lista është e ndryshueshme në varësi të personave që e humbin ose e fitojnë të drejtën për këto  pagesa, borderotë e tyre duhet të kalojnë me vendim të këshillit bashkiak. Ndodh që në varësi të datës së mbledhjes së këshillit bashkiak dhe zbardhjes së vendimit të shkaktohen vonesa, maksimumi deri në tre ditë. Edhe në rastin konkret ndodhi kjo vonesë ndaj edhe invalidët i morën pagesat e tyre në datën 3 mars. Megjithatë edhe ne e ndjejmë këtë përgjegjësi dhe do të bëjmë çështë e mundur që vonesa të tilla të mos ndodhin më, dhe në ditën e fundit të çdo muaji të kryhet pagesa e këtyre personave.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Një javë reflektimi për demokracinë vendore'
10 ton kanabis shqiptar në Itali vetëm gjatë 2016-ës »
Article Logic
Execution time: 0.01178503036499
array(1) { ["section"]=> string(65) "denoncimi-invalidet-e-durresit-nuk-marrin-pensionin-ne-kohe-72819" }