Denoncimi me video: Ja si trajtohemi në kampet e Francës

Publikuar tek: bota, më 18:51 24-12-2017 Denoncimi me video: Ja si trajtohemi në kampet e Francës

Një denoncim i rrallë ka mbërritur mbrëmjen e së dielës nga refugjatët shqiptarë në Francë. Bëhet fjalë për gjendjen e mjeruar ku ata jetojnë në kampet e autoriteteve franceze. Të izoluar, pa shërbime dhe duke fjetur në tokë, kjo është gjendja që mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Por kjo nuk është më e keqja…

Shqiptarët në kampin e Calais sikurse dëshmojnë për lajme.al, kanë plot 36 orë pa ushqim. Madje, kjo është kërkesa kryesore që ata kanë ndërsa dëgjohen edhe mëposhtë teksa ironizojnë me mungesën e bukës.

“Ja si na trajtojnë në Francë kur na kapin! Na lëne pa bukë dhe 8 veta në një qeli. Duke fjetur ne tokë! Na kapën duke kaluar për në Angli dhe na trajtojnë si kafshë! Dhe arriti deri në atë pikë sa na e vranë vëllanë tonë nga Shkodra!” – shkruan djali shqiptar duke iu referuar rastit të Florenc Beqirajt.

I pyetur për vdekjen tragjike të Beqirajt se cilat janë dyshimet që ata kanë për vdekjen, denoncuesi përgjigjet:

“Po ç’rëndësi ka! E vërteta është që vdiq në Francë dhe Policia po të kishte bërë punën tamam nuk do kishte shkuar kështu! Mjer nëna e tij se askush nuk ia di dhimbjen! Më vjen shumë keq se vdekjen e Florencit, PD po e përdor politikisht. Dhe ju mediat po e përdorni për klikime! Por megjithatë dua që video që ju nisa të dali dhe ta shofin shqiptarët dhe ta kuptojnë se Evropa nuk është fushë me lule! Dhe po të punojnë në Shqipëri, e kanë më mirë!” – përfundon denoncuesi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Autobusi bie në lumë, 33 të vdekur në Indi
Vdes miliarderi 33-vjeçar, u përplas me Lamborghini »
Article Logic
Execution time: 0.01261305809021
array(1) { ["section"]=> string(62) "denoncimi-me-video-ja-si-trajtohemi-ne-kampet-e-frances-104244" }