Denoncimi, naftëtari pyet Ramën: Ku janë të huajt e rafinerisë ARMO? Ja pronarët e vërtetë

Publikuar tek: politike, më 20:53 10-01-2018 Denoncimi, naftëtari pyet Ramën: Ku janë të huajt e rafinerisë ARMO? Ja pronarët e vërtetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish kryeministri Sali Berisha, publikon mesazhin ne një “naftëtari dixhital”, duke denoncuar atë që Berisha e quan “afera mafioze Rama-Sula të Uzinës së Ballshit”.

Denoncuesi e pyet kryeministrin Rama për rolin që ka biznesmeni Besnik Sulaj dhe pse u prezantuan pronarë të huaj, ndërkohë që tashmë kanë shitur aksionet dhe janë larguar.

Mesazhi i plotë i postuar nga Berisha:

“Mashtrimi i rradhës nga politika , gjyqësori dhe qeveria,tatimet shqiptare.

Pronari që punoi ARMO-n është Besnik Sulaj, me aksionerët e tjerë Avni Brace dhe Roland Shehaj.

Prapavija e tyre ka qenë mbrojtja politike.

Kam disa pyetje për kryeministrin Edi Rama.

Përse erdhe dhe na gënjeve në uzinë me të huajt që prezantove?

Ku janë ata tani?

PERSE BESNIK SULAJ ISHTE NE TAKIM PER PAGAT NE MINISTRINE E ENERGJITIKES DITEN E PROTESTES, KUR PRESIDENT ESHTE MIT'HAT SULAJ ?

CFARE ROLI KA BESNIK SULAJ ?

KETA NXJERRIN PRESIDENT FIRME MIT'HAT SULAJ, NE MENYRE QE MOS TE BLLOKOHEN TAIVANI , PALLATET QE PO NDERTOJNE DHE ASETET E TJERA.

TE HETOHEN TABULATET TELEFONIKE TE TE GJITHE STRUKTURES HAJDUTE QE TEK BESO SULAJ DHE DERI TEK KRERET E SINDIKATES SE UZINES.

TE MERREN PAMJET FILMIKE NE UZINE , TE HELIKOPTEREVE QE JANE ULUR NE UZINE DHE KUSH KA QENE PERSONI QE REALIZONTE TAKIMET ?

KA QENE VETE BESO SULAJ.”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012106895446777
array(1) { ["section"]=> string(94) "denoncimi-naftetari-pyet-ramen-ku-jane-te-huajt-e-rafinerise-armo-ja-pronaret-e-vertete-106135" }