Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar pak më parë mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon fakte të reja nga vjedhja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Orikum.
Sipas mesazhit të Berishës, armët i kanë vjedhur militantë të Partisë Socialiste.
Berisha pretendon se në bazën ushtarake nuk janë vjedhur vetëm dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike, ashtu siç u raportua, por janë vjedhur mbi 5000 fishekë 50 granata dhe 3 automatikë dhe pushkë të reja të blera nga ministria e Mbrojtjes.
Denoncimi i plotë në Facebook:
Militantet e Partise Kanabiste vodhen armet ne Pashaliman!
Raport paraprak per vjedhjet ne bazen e Pashalimanit!
Lexoni mesazhin e qyteterit dixhital. sb
Prsh doktor Berisha dua te bej me dije per skandalin e radhes ne ministrin e mbrojtje per vjedhjen e bazes se pashalimanit.ministria e mbrojtjes do ta trajtoj si ceshtje ordinere dhe jo si nje skandal qe ka ndodhur ne ushtrin e natos.me konkretisht jan vjedhur nga nje inpektimi i bere praprakisht jane vjedhur mbi 5000 fisheke 50 granata dhe 3 automatik dhe pushke te reja te blera nga ministrija e mbrojtjes.Ju lutem anonim
Doktor, Pashalimani drejtohet nga militant dhe jo nga profesionist, ka mungese te theksuar te organizimit te sherbimit te rojes, nuk mundet kurr qe te kryhet sigurimi i ruajtjes ne ate menyre organizimi, pa plan studimi te mbulimit te rrezes se ruajtjes, personel te paket, sherbim 12 ore naten pa nderprerje, etj, etj, mungesa , dhe rezultati u pa, komanda dhe ministrja bejne sikur.....duan te mbulojne kete turp...