Denoncimi, në Kosovë trafikohen placentat e nënave, i përdorin për kremëra

Publikuar tek: slide-lart, më 08:30 10-04-2015 Denoncimi, në Kosovë trafikohen placentat e nënave, i përdorin për kremëra

Mediat kosovare raportojnë për një denoncim të një qytetari në Policinë e Krimeve Ekonomike se Klinika Gjinekologjike në Qëndrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) bëhet pazar me placentat e nënave.

Pasi nëna të kryejë procesin e lindjes, placenta del jashtë trupit por pretendohet që këto “mbetje spitalore’ varrosen, në një kohë që informata tregon se nuk ndodh absolutisht kështu. Sipas informatorit që ka bërë denoncimin placentat trafikohen dheshiten si lëndë e parë për përgatitjen e kremrave në industrinë e kozmetikës.

Nga ana e QKUK nuk është dhënë ndonjë përgjigje për këtë por kanë shpjeguar vetëm si shkon procesi i asgjësimit të këtij organi të nënave.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03058385848999
array(1) { ["section"]=> string(77) "denoncimi-ne-kosove-trafikohen-placentat-e-nenave-i-perdorin-per-kremera-8313" }