Policia e Fierit në bashkëpunim me atë të Tiranës, ka nisur hetimet për denoncimin e bërë në newsbomb.al ditën e djeshme lidhur me statusin shqetësues të një nëne e cila shkruante në facebook si shenjë hakmarrje ndaj ish burrit se nxirrte në shitje dy fëmijët e saj të mitur.
“Po nuk u shitën do i vras se ma kanë sjellë në majë të hundës”, shkruhej në rrjet bashkangjitur fotos së dy vogëlushëve. Menjëherë policia u interesua pranë redaksisë së newsbomb.al e cila vuri në dispozicion të gjitha të dhënat lidhur me rastin në fjalë.
Uniformat blu kanë nisur hetimet dhe po punojnë për identifikimin e çiftit të bashkëshortëve që sipas burimeve nga zyrtarët e hetimit, kanë përdorur në rrjet emra jo të vërtetë. Paraprakisht mësohet se nëna e dy fëmijëve nuk jeton në Shqipëri ndaj kjo vështirëson disi edhe lokalizimin e saj dhe marrjen e dëshmisë.
Vetë gruaja, nëna e dy fëmijëve nuk ka shkuar të japë dëshminë e saj në polici lidhur me pretendimet se kjo është një lojë e ish-burrit por dërgon mesazhe nëpër faqet e personazheve publikë, përmes adresës së rreme në facebook, duke kërkuar mbështetje. Pritet që organi i hetimit të zbardhë të vërtetën e ngjarjes që tronditi mbarë opinionin publik.
LEXO EDHE: ÇMENDET NËNA NGA FIERI, NXJERR NË SHITJE FËMIJËT: PO S'U SHITËN URGJENT DO I VRAS...