Denoncimi: Noteri i vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:33 09-02-2017 Denoncimi: Noteri i vjedh 68 mijë euro klientit dhe zhduket (VIDEO)

Ilirjan Cela denoncon në emisionin “STOP”, se vendos të shesë apartamentin e tij dhe për të kryer procedurat i drejtohet noterit Napolon Vasha.

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, ata i drejtohen një banke të nivelit të dytë, aty ku depozitohet shuma e 68 mijë eurove. Pak orë pasi derdhen këto para në numrin e llogarisë së noterit, ky i fundit shkon dhe prek depozitën. Por noteri i tërheq paratë dhe zhduket.

Pas kësaj Ministria e Drejtësisë ngre një grup pune dhe i heq licensën noterit Vasha.

“Firma “PORTIAL” dispononte një apartament në pronësi të saj, të cilin e shiti. Bashkë me blerësin iu drejtuam zyrës së noterisë me noter Napolon Vashën, ku bëmë kontratën e shit-blerjes. Noteri na nxjerr disa arsye për të shtyrë ditët sepse ai e dinte. Dyshova për këtë gjë dhe i drejtohem “Tirana Bank”. Aty mora vesh që noteri i kishte marrë paratë nga llogaria dhe nuk kishte më lekë. Ministria e Drejtësisë ngriti një grup kontrolli, e verifikoi dhe i hoqi licensën noterit. Por sot e kësaj dite unë ende nuk i kam marrë lekët. Banka nuk mban asnjëlloj përgjegjësie. Unë nuk po di ku t’i marr lekët, unë i çova lekët në bankë dhe banka është garant për këtë, por kur banka nuk mban përgjegjësi është një çështje tjetër.”

Emisioni “STOP” iu drejtua kësaj banke të nivelit të dytë, për të pyetur sesi ka ndodhur kjo tërheqje parash vetëm pak orë pasi ishin depozituar dhe aq më tepër që bëhet fjalë për një shumë prej 68 mijë eurosh. Në përgjigjen e ardhur nga banka thuhet se: “Banka me kërkesë të noterit dhe në zbatim të Udhëzimit nr. 6915/2, datë 30.01.2012 ka detyrë të çelë llogarinë rrjedhëse të dedikuar, por jo të marrë pjesë në administrimin e fondeve të kësaj llogarie sëbashku me noterin”.

Ndërsa Mimoza Sadushi Kryetare e Shoqatës së Noterëve shpjegon, se ka një udhëzim të posaçëm, që detyron noterin vetëm të transferojë paratë, por jo t’i tërheqë. “Në këtë udhëzim përcaktohet saktësisht që noteri duhet të ketë një llogari rrjedhëse në bankë, llogari e cila është e ndryshme nga llogaritë personale apo individuale, që ka noteri si person fizik.

Në këtë udhëzim caktohet edhe saktësisht që me përfundimin e të gjithë procedurës, pra të bërjes së kontratës, të regjistrimit të pronës në emër të blerësit noteri transferon shumën nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Pra në këtë udhëzim përmendet specifikisht, që noteri nuk ka të drejtë të tërheqë shumën, por vetëm e transferon nga llogaria e tij në llogarinë e shitësit. Për çdo derdhje apo tërheqje që mund të bësh në bankë, kjo e fundit patjetër duhet të pyesi se për çfarë i derdh këto para dhe në momentin kur blerësi ka vajtur dhe ka derdhur shumën në llogarinë e noterit, banka patjetër që duhet ta pyesi se për çfarë derdhet kjo shumë dhe duhet t’i kërkojë kopjen e kontratës së shitjes mbi bazën e të cilës derdhet shuma.” / tvklan.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fenomen i rrallë në qiellin e Tiranës, Hëna rrethohet nga një unazë e argjendtë (Foto)
Grabitet argjendaria në Sarandë »
Article Logic
Execution time: 0.013303995132446
array(1) { ["section"]=> string(70) "denoncimi-noteri-i-vjedh-68-mije-euro-klientit-dhe-zhduket-video-68264" }