Denoncimi: Pallati në Durrës hipotekohet pa ashensor

Publikuar tek: aktualitet, më 22:52 10-02-2017 Denoncimi: Pallati në Durrës hipotekohet pa ashensor

Një pallat 8 katësh në Durrës është hipotekuar dhe nuk ka ashensor. Edhe pse kanë kaluar 10 vjet nga ndërtimi, banorët e tij shprehen se e kanë të pamundur të jetojnë aty.

Ndërkohë që pallati është pajisur me certifikatën e përdorimit që në vitin 2010. Mjaftoi një grup xhirimi nga Fiks Fare që institucionet përkatëse të viheshin në lëvizje për ndërtimin e ashensorit.

Një banor iu drejtua Fiksit , pasi e ëma e tij 80 vjeç kishte blerë kohë më parë apartament në këtë pallat , në katin e shtatë. Falë moshës së saj ajo e ka të pamundur të jetojë në këtë pallat e t’i zbres dhe ngjisë sikur edhe njëherë në ditë shkallët.

Banorët shprehen se i kanë kryer detyrimet karshi pronarit madje ata janë të pajisur edhe me certifikatë pronësie, por për ashensorin nuk është bërë asgjë.

Menjëherë pas ngritje së problemit nga Fiks Fare, Bashkia e Durrësit ndërhyn menjëherë dhe fillon ndërtimi i ashensorit. Drejtori urbanistik i bashkisë Adhurim Qehajaj pohon se gjithçka e mësoi nga Fiksi dhe dërgoi punonjës në pallat, ku gjetën situatën e mësipërme. Pallatit i mungonte ashensori.

Fillimet e punimeve për vënien e ashensorit kanë qenë të menjëhershme, por drejtori i Urbanistikës tregon për Fiks Fare se akti i kolaudimit është bërë nga një kolaudator i firmës ndërtuese, ku në zyrën e urbanistikës akti ka shkuar i plotë, pra pallati është i kolauduar.

Ai pohon se nuk është normale që një pallat pa ashensor të kolaudohet megjithatë ndryshimet ligjore të urbanistikës që janë bërë së fundmi, përcaktojnë një procedurë tjetër për aktin e kolaudimit. Këtij pallati i është dhënë leja e ndërtimit në vitin 2003 dhe në ato vite kolaudimi bëhej me vetëdeklarim shton drejtori Qehajaj. Kurse sot, përveç vetdeklarimit bëhet edhe verifikimi në terren.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tmerri në familjen shqiptare: Burri më rreh prej 22-vitesh, kam frikë për djemtë
Hapen 1 mijë vende pune në administratë, ja si të aplikoni dhe dokumentacioni që duhet të dorëzoni »
Article Logic
Execution time: 0.010926008224487
array(1) { ["section"]=> string(57) "denoncimi-pallati-ne-durres-hipotekohet-pa-ashensor-68387" }