Denoncimi: Po fshihen të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit. Policia: Janë në Lion të Francës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:40 02-04-2015 Denoncimi: Po fshihen të dhënat nga kompjuteri i Bajraktarit. Policia: Janë në Lion të Francës Godina e Policise se Shtetit

Ish kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur facebook për të hedhur një status, një denoncim siç thotë ai nga një punonjës policie që denoncon se në zyrën e Artan Bajraktarit, ish shefit të Interpolit po fshihen të dhënat e korrespondencës që ky drejtues policie ka mbajtur me titullarët e tij. 

“Njëkohësisht mund të ndërhyhet edhe në serverin qendror me qëllim fshirjen e gjurmëve të krimit të Artan Didit dhe Sajmir Tahirit. Ju lutem denoncojeni sa më parë këtë akt dhe bëjini thirrje prokurorisë për hetim të thelluar të këtij krimi shtetëror. Ju lutem duhet të mbetem për momentin anonim” shkruan qytetari, i cili ia dërgon Berishës dhe ky i fundit e shkruan në facebook. Menjëherë pas leximit të këtij mesazhi, vjen një reagim zyrtar nga policia e Shtetit, në studion e Opinion.

“Eshtë e pamundur të bëhet një gjë e tillë. Zyrat e korridoret në drejtorinë e Policisë janë me kamera. Dhe jo vetëm kaq, por server qëndror it ë dhënave të policisë, është në Lion të Francës dhe nuk mund të ndërhyhet në të” thonë burimet zyrtare.

E më pas, burimi, sërish në celularin e Fevziut denoncon: “Nuk bëhet fjalë për kompjuterin e punës së zotit Bajraktari, por në atë personal të tijin” shkruan burimi.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Margarita Xhepa feston 83-vjetorin e lindjes
Shqiptarëve në Siri u premtohet toka që do pushtojnë »
Article Logic
Execution time: 0.011750936508179
array(1) { ["section"]=> string(96) "denoncimi-po-fshihen-te-dhenat-nga-kompjuteri-i-bajraktarit-policia-jane-ne-lion-te-frances-7682" }