Denoncimi: Sërish mungesë kartash shëndeti në Qendrat Shëndetësore në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 20:27 24-03-2017 Denoncimi: Sërish mungesë kartash shëndeti në Qendrat Shëndetësore në Tiranë

Emisioni BOOM në RTV Ora News i është rikthyer edhe një herë shqetësimit për mungesën e kartave të shëndetit në Qendrat Shëndetësore në Tiranë.

Ka kaluar më shumë se një muaj, kur emisioni BOOM  investigoi dhe u vu re mungesa e kartave, ndërsa në datën 27 shkurt do të zhvillohej një tender.

Sot pas një muaj, gazetarët e BOOM bënë një tjetër vëzhgim dhe përsëri u vu re që në Qendrat e Shëndetit në kryeqytet nuk ka ende karta shëndeti. Pacientet pajisen me një format A4, që shërben për marrjen e shërbimeve.

Vëzhgimi i BOOM

Qendra shëndetësore nr. 9

Boom: Interesohem për këtë kartën e shëndetit, më ka çuar mami. I kanë dhënë një letër dhe i kanë thënë interesohu nëse vijnë kartonat

Qendra shëndetësore nr. 9: Kartonat nuk kanë ardhur

Boom: Si?

Qendra shëndetësore nr. 9: Kartonat nuk kanë ardhur

Screenshot_2-64.jpgScreenshot_3-53.jpgScreenshot_4-36.jpg

Qendra shëndetësore nr. 8

Boom: I kanë dhënë një letër motrës në vend të kartës..

Qendra shëndetësore nr. 8: Ajo është

Boom: Ajo më tha shko e pyet një herë se mos kanë ardhur kartat…

Qendra shëndetësore nr. 8: Nuk ka kartona dhe nuk do të ketë për një farë kohe dhe po funksionojmë me ato fletë siç e ka motra jote. Me atë fletë formati, me atë do të funksionosh.

Qendra shëndetësore nr. 1

Boom: Nuk kanë ardhr akoma kartat?

Qendra shëndetësore nr. 1: jo

Boom: Pashë dhe këtë govën që ia dhatë kështu! Dini gjë se kur do të vijnë kartat?

Qendra shëndetësore nr. 1: Jo

Boom: As këtë nuk e dini! Nuk e keni idenë se kur do të vini sepse patët thënë të kaloni…

Qendra shëndetësore nr. 1: Patëm thënë po nuk na kanë ardhur

Qendra shëndetësore nr. 10

Boom: Kam marrë atë letrën…

Qendra shëndetësore nr. 10: Nuk kanë ardhur akoma

Boom: Dini gjë se kur do të vijnë?

Qendra shëndetësore nr. 10: Nuk e dimë akoma, do të vazhdojmë me atë se janë të vlefshme

Boom: E kuptoj që janë të vlefshme, por patat thënë që…

Qendra shëndetësore nr. 10: Patëm thënë që do vijnë shpejt. S’na kanë ardhur kështu që…

Boom: Nuk ka asnjë informacion se kur do të vijnë?

Qendra shëndetësore nr. 10: Jo nuk ka

Qendra shëndetësore Shkozë

Boom: Për kartën e shëndetit jam e interesuar. E ka marrë mami me letër, ka ardhur kartoni?

Qendra shëndetësore Shkozë:  Me letra e kanë marrë, do të dalë në televizor kur të vijnë

Boom: Ashtu ëëë

Qendra shëndetësore nr. 6 Kombinat

Boom: Për kartën e shëndetit po prisni të gjithë?

Qytetarët: Po po

Boom: Po a kanë dalë kartat ?

Qytetarët: Po ku e dimë, po nxirre kartën ose me fletë, fletë e kam unë, por dua të marr kartën

Boom: A kanë ardhur kartat?

Qendra shëndetësore nr. 6 Kombinat: Karta nuk ka, fotokopje, letër

Boom: Nuk ka karta dmth?

Qendra shëndetësore nr. 6 Kombinat:  Karta nuk ka

Boom: Të vazhdoj të mbaj atë letrën unë?

Qendra shëndetësore nr. 6 Kombinat: Po letrën

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prokuroria nis zyrtarisht hetimet për aparaturën e çuditshme të zbuluar në valixhen e Izrealitit
“Pajisja përgjuese” e izraelitit që u gjet në Rinas, deputeti Flamur Noka publikon FOTON »
Article Logic
Execution time: 0.012800931930542
array(1) { ["section"]=> string(81) "denoncimi-serish-mungese-kartash-shendeti-ne-qendrat-shendetesore-ne-tirane-73038" }