DENONCIMI/ Shkon për të marrë kredi në bankë, zbulon se është debitor te IUTECREDIT pa dijeninë e tij

Publikuar tek: kulture-art, më 20:56 21-10-2020 DENONCIMI/ Shkon për të marrë kredi në bankë, zbulon se është debitor te IUTECREDIT pa dijeninë e tij

Antonio Avdiraj, një qytetar nga Vlora në muajin shtator ka shkuar të blejë një celular me kredi, por ka zbuluar që në emrin e tij ekziston nëj kredi në IUTECREDIT, për të cilën nuk ishte në dijeni.

Në bankë i thonë, se në 30 mars 2020 ka firmosur një kontratë me një servis celulari në Vlorë, me administrator Kreshnik Rama.

Antonio mohon të ketë marrë kredinë prej 500 mijë lekësh të vjetra, ndaj bën ankesë në këtë bankë dhe kallzim në policinë e Vlorës.

Fill pas denoncimit, në skenë del i ati i administratorit të servisit, z.Skënder Rama, i cili i premton Antonios, se do ta mbyllë ai këtë problem.Sipas administratorit dhe të atit, celulari është blerë on line dhe këtu ka ndodhur ngatërresa.

Administratori Kreshnik Rama i le afat Antonios, për të mbyllur problemin e kredisë me bankën. Nga ana tjetër në degën e bankës, punonjësja i thotë, që rasti është referuar në polici.

Pas disa takimeve dhe bisedave edhe me dy personazhe të tjerë, një ish-punonjës i servisit, i quajtur Bledi dhe një i ri i quajtur Ergys, Antonio arrin të shlyhet nga detyrimi bankar.

VIDEO nga emisioni STOP:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nderohet me medaljen “Mirënjohja e Qytetit” poetja dhe autorja e teksteve, Zhuliana Jorganxhi, Veliaj: Faleminderit që na ke frymëzuar shumë edhe në kohë të vështira
»
Article Logic
Execution time: 0.011163949966431
array(1) { ["section"]=> string(106) "denoncimi-shkon-per-te-marre-kredi-ne-banke-zbulon-se-eshte-debitor-te-iutecredit-pa-dijenine-e-tij-224642" }