Denoncimi: Shqipëria në epidemi të plotë gripale, mungojnë vaksinat në spitale

Publikuar tek: aktualitet, më 21:12 04-01-2017 Denoncimi: Shqipëria në epidemi të plotë gripale, mungojnë vaksinat në spitale

Shqipëria zyrtarisht në gjendje epidemie gripale. Konfirmimi vjen në emisionin Boom ne Ora News nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili  deklaron 16 mijë të prekur vetëm brenda një jave.

Një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë mbylli çerdhet kopshtet dhe shkollat ne gjithë vendin dhe deklaroi se në bashkëpunim me ISHP-në ka siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit dhe se po kryen shpërndarjen e tyre, emisioni Boom, vëzhgoi 6 Qendra shëndetësore në Tiranë.

Nga interesimi i gazetarëve, rezulton se në 5 qendra nuk ka vaksina anti grip ndërsa në qendrën nr.10 vaksinat janë të destinuara për grupin e fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarit.

Për të shmangur epideminë Instituti i shëndetit publik në një intervistë për Ora News në mes të muajit Nëntor paralajmëroi trendin rritës të virusit te gripit dhe bëri thirrje për vaksinim të popullatës sidomos grupit më të riskuar. Por vetëm një muaj e gjysme pas këtij paralajmërimi Shqipëria kaloi nga pragu ne epidemi te plote dhe vaksinat antigrip në qendrat shëndetësore mungojnë. Ekspertet thonë se ne këto kushte vaksinat nuk kane asnjë efekt tek te prekurit ndërsa tek personat e paprekur nga gripi duan dy jave kohe të krijojnë antikorpe qe do te thotë diku ne fund të këtij muaji, ndërkohë qe vaksinimi duhej kryer ne muajt tetor dhe nëntor.

Artan Simaku, ekspert i ISHP-së: Nga OBSH-ja është përcaktuar që stina e gripit fillon në fillim të muajit tetor dhe mbaron në fund të muajit maj. Nga eksperienca e viteve të kaluara, nga mesi dhe fundi i muajit nëntor fillon një trend rritës për të arritur kulmin në fund të muajit janar dhe në fillim të muajit shkurt. Mjeti kryesor për parandalimin e gripit është vaksina. Personat që duhet të vaksinohen më tepër janë fëmijët, gratë shtatzëna, personat e moshës së tretë që kanë sëmundje shoqërore, diabet, obezitet, zemër. (në nëntor)

Gazetarja: Si paraqitet situata e gripit në vend?

Artan Simaku, ekspert i ISHP-së: Situata e gripit dhe infeksioneve respiratore paraqiti një trend në javën e parafundit të vitit 2016. Aktualisht jemi në një situatë epidemike. Për të frenuar transmetimin e mëtejshëm janë marrë masat e mbylljes së institucioneve të arsimit parauniversitar.

– Gazetarja: Katër ditë mund ta frenojnë përhapjen?

Simaku: Përveç këtyre katër ditëve, kanë qenë edhe ditët e festave të fundvitit. Aktualisht në kontinentin evropian aktualisht tre shtete kanë intensitet më të lartë të qarkullimit, është Shqipëria, Ukraina dhe Finlanda.

-Gazetarja: Sa persona janë prekur nga gripi?

Simaku: Për një javë kemi të prekur 16 mijë persona.

-Gazetarja: Këshilla për personat si të ruhen?

Simaku: Personat që nuk janë vaksinuar duhet të vaksinohen. Personat që janë të sëmurë duhet të paraqiten direkt tek mjeku i familjes. Të evitojnë shkuarjen në farmaci të marrin medikamente nga farmacisti.

Qendra Shëndetësore nr.1

34352456

Gazetari: Mirdita! A erdhën vaksinat për kalamajtë me grip?

Kryeinfermierja: Jo..! Për vaksinat e gripit tek konsultorja e fëmijës.

Gazetari: Mua më thanë te qendra, prandaj tek lagjja. (mjeku i familjes).

Kryeinfermierja: Jo! Akoma nuk kanë ardhur këto të vaksinave të gripit, domethënë sot vjen furnizimi.

Qendra Shëndetësore nr.2

Gazetari: Ku është konsultorja?

Infermierja: Këtu është.

Gazetari: Kanë ardhur ato vaksinat e gripit?

Infermierja: Jo! Akoma s’kanë ardhur!

Gazetari: Po çfarë flitet?

Infermierja: Nuk ka ardhur informacion akoma, edhe pse është bërë mediatike këtu tek ne nuk kanë ardhur. Drejtoresha po pyet për vaksinën e gripit?

Drejtoresha: Atëherë lërë numrin. Ju thanë për numrin e telefonit poshtë?

Gazetari: Po!

Drejtoresha: Lërë numrin e telefonit kur të vijnë vaksinat ju marrim ne në telefon sepse nuk kanë mbërritur tek ne.

Qendra Shëndetësore nr.8

2353574687

Gazetari: Më fal, kanë ardhur vaksinat sot?

Informacioni: Jo!

Gazetari: Kur do të vijnë?

Informacioni: Mbrëmë e dëgjuam edhe ne në televizor. Pyet edhe kryeinfermieren.

Gazetari: Ku është?

Informacioni: Unë e pyeta, po pyete edhe ti. Dera e tretë.

Gazetari: Më falni kanë ardhur vaksinat e gripit?

Kryeinfermierja: Jo!

Gazetari: Kur mendohet të vijnë?

Kryeinfermierja: Nuk kemi ndonjë informacion!

Gazetari: Faleminderit!

Qendra Shëndetësore nr.4

5234624

Gazetarja: Në qoftë se dua të sjell fëmijën për të bërë këtë vaksinën e gripit?

Informacioni: Sille! Po e ke vaksinën ti?

Gazetarja: ëëëë?

Informacioni: A e ke vaksinën?

Gazetarja: Si a e kam vaksinën?

Informacioni: A e ke vaksinën?

Gazetarja: Po jo! S’e duhet të ketë këtu prandaj!

Informacioni: Shko tek dhoma 13 dhe pyet doktorin.

Gazetarja: A ka këtu vaksina apo duhet ta blejë vetë?

Mjeku: Jo s’ka këtu!

Qendra Shëndetësore nr.3

Gazetarja: Për vaksinën e gripit jemi të interesuar. Ka?

Informacioni: Nuk ka!

Gazetari: Për vaksinë gripi?

Mjekja: Nuk ka ardhur asgjë zyrtare, as furnizim që s’bëhet llaf. Nuk kemi marrë akoma, por edhe drejtoreshën përgjegjëse e pyetëm, gjë zyrtar nuk ka ardhur që të dimë.

Qendra Shëndetësore nr.10

Gazetarja: Motra më çoi për t’u interesuar a ka vaksina që të sjellë djalin ta bëj vaksinën e gripit…

Mjekja: Sa vjeç?

Gazetarja: 6 vjeç.

Mjekja: Jo! Jo! Vaksina e gripit është mbi moshën 9 vjeç. Vaksinat e gripit që na ka ardhur udhëzimi sot. Është për fëmijët mbi 9 vjeç.

Gazetarja: Mbi 9 vjeç?

Mjekja: Po! Edhe të moshuar dhe persona të cilët banojnë në zonat epidemike të gripit.  (Ora news)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I ftohti përfshin Shqipërinë, kjo është situata aktuale e rrugëve dhe furnizimit me energji elektrike
Riaktivizohet portali qeveritar “Transparenca”, kjo është arsyeja e rëndësishme »
Article Logic
Execution time: 0.01457691192627
array(1) { ["section"]=> string(82) "denoncimi-shqiperia-ne-epidemi-te-plote-gripale-mungojne-vaksinat-ne-spitale-64609" }