DENONCIMI: Si kanë ndryshuar pikët për kandidatët që do të punësohen pëdagogë (DOKUMENTI)

Publikuar tek: aktualitet, më 07:31 17-09-2019 DENONCIMI: Si kanë ndryshuar pikët për kandidatët që do të punësohen pëdagogë (DOKUMENTI)

Ish.zv ministri i Arsimit Taulant Muka ka denoncuar një tjetër rast, sipas tij abuzimi në institucionet arsimore.

Këtë herë bëhet fjalë për procesin e punësimit të pedagogëve në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Në dokumentin e publikuar, shihet qartë sesi ndryshojnë pikët e kandidatëve. Vendimi i parë (per dokumentet e dorëzuara) është dhënë disa ditë më parë.

Ndërsa i dyti, i cili është bazuar mbi intervistën që kanë dhënë kandidatët është publikuar së fundmi.  

Kështu bazuar tek dokumemti, ndonëse kandidatja fituese në raundin e parë ka më pak pikë, për shkak se ka marrë pikët maksimale në intervistë ka dalë fituese.

"Shikoni pak fenomenin interesant sesi "intervista" per punesimin e pedagogeve ne Universiteti Bujqesor te Tiranes perdoret per te "vrare" meritokracine dhe rekrutuar njerez te caktuar. Kandidatja fituese, sipas CV-se, eshte ndjeshem larg kandidatit te renditur ne vend te 2-te, por fale pikeve maksimale qe merr ne interviste, nderkohe qe kandidatet e tjere vleresohen te gjithe shume dobet, del fitues!", shkruan Muka.

70687995_10215796334957151_4523083046429130752_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072619915008545
array(1) { ["section"]=> string(93) "denoncimi-si-kane-ndryshuar-piket-per-kandidatet-qe-do-te-punesohen-pedagoge-dokumenti-178718" }