Denoncimi: Situatë e rëndë te materniteti "Koço Gliozheni", mungojnë inkubatorët, vdesin 10 foshnja

Publikuar tek: aktualitet, më 12:40 11-01-2018 Denoncimi: Situatë e rëndë te materniteti

Situatë e rëndë paraqitet të materniteti "Koço Gliozheni" në kryeqytet. Deputeti i PD-së Bardh Spahia bën të ditur se në pavionin e Neonatologjisë te Materniteti i Ri, situata është mjaft e rëndë, pasi mungojnë inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e foshnjave të sapolindura.

Si pasojë siç thotë deputeti kanë humbur jetën 5 neonate (foshnja të sapolindura), ku 3 prej tyre vetëm në 24 orët e fundit. Ndërsa thekson se për muajin janar janë regjistruar 10 raste fatale.

Reagimi i plotë:

Situate e rendë në pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve. Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 femijë neonate që kanë nevojë e si pasoje e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate. Per 30 orë si pasojë e këtyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Për muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj çfarë ndodh në rrethe. Për këtë situatë që vazhdon prej 4-5 muajsh janë vënë në dijeni strukturat drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë. Papërgjegjshmëria e atyre që drejtojnë shëndetsinë vazhdon, me pasoja të rënda për jetën e foshnjave dhe nënave. 
Nderkohë Edvin Rama tallet me shqiptarët duke i uruar mirëmëngjes nga mega vila e tij në Surrel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011203050613403
array(1) { ["section"]=> string(101) "denoncimi-situate-e-rende-te-materniteti-koco-gliozheni-mungojne-inkubatoret-vdesin-10-foshnja-106177" }