Denoncimi: Tregu i produkteve kozmetike jashtë çdo kontrolli

Publikuar tek: aktualitet, më 20:04 22-05-2017 Denoncimi: Tregu i produkteve kozmetike jashtë çdo kontrolli

Fusha e kozmetikës në vendin tonë, si shampo, parfume,apo kremëra janë terësisht jashtë çdo kontrolli. Denoncimi në emisionin investigativ “BOOM” në RTV Ora News vjen nga kryetari i Shoqatës së Mbrojtjes së Konsumatorëve, Hasan Stafa.

Sipas tij në zyrën e konsumatorëve kanë mbërritur shumë ankesa për efektet negative nga përdorimi i tyre, madje ai thotë se ka pasur raste kur nga larja me shampo konsumatorit i kanë rënë të gjitha flokët.

wefwef2w3r3r.jpg

Stafa thekson se këto produkte kanë në përbërje lëndë të ndryshme kimike dhe nuk kemi asnjë laborator të kontrollojmë nëse sasitë e këtyre lëndëve janë brenda normave të lejuara apo jo.

Fakti i lindjes së këtyre problemeve, sipas tij, tregon që normat dhe standardet në lidhje me përdorimin e tyre nuk janë zbatuar.

“BOOM” i faktoi këto pretendime përmes investigimit të tij në dyqane parfumerish, farmaci por dhe tregtimin e produkteve kontrabandë në rrugë.

efwe4t3ety3ehyhhjj.jpg

Hasan Stafa:

Ndër problemet e shumta dhe ankesat e shumta të konsumatorëve në shumë vite, depozituar në zyrën tonë janë ato që lidhen me produktet kozmetike, kryesisht me shampot, me kremrat dhe parfumerinë. Janë produkte që janë lënë komplet jashtë kontrollit, nuk ka një institucion në Shqipëri që të jap një informacion bazë. Nuk zbatohet ligji për mbrojtjen e konsumatorit, i cili përcakton qartë që çdo produkt që futet në Shqipëri duhet të jetë i shkruar qartë me gjithë të dhënat, vendin e prodhimit, përbërësit e produktit, kushtet e ruajtjes, mënyrën e përdorimit dhe efektet anësore si dhe datën e skadencës së çdo produkti.

Ne kemi raste konkrete në Fier, Durrës dhe Tiranë, kur nga përdorimi i shampove , brenda dy javëve thuajse i kanë rënë të gjithë flokët. Kemi dhe 11 ankesa ku konsumatorët ankohen se kanë skuqje lëkure, kruarje, dermatide dhe alergji të ndryshme nga përdorimi i këtyre shampove. Konsumatori pavarësisht se bën ankesën, ne si zyrë e mbrojtjes së konsumatorit nuk dimë se ku ta adresojmë për zgjidhje pasi nuk ka një institucion shkencor, ose laborator përkatës, që të marrë përsipër dhe të jap të dhëna të sakta rreth këtij produkti. Aty ka brenda kimikate, dhe këto të dhëna nuk jepen te produkti ndaj quhen të pasigurta. Duhet të japi dhe efektet anësore, kush duhet ta përdori.

Se ata që janë me sëmundje kancerogjene, nuk mund të përdorin këto produkte, se ai paguan për ta ruajtur atë shëndet, por duke përdorur këto produkte me këto kimikate, jo vetëm që jep efekt mjekimi, por rëndohet më tepër dhe shkurtohet jeta e konsumatorit. Janë elemente kimike, është një listë shumë e gjatë, konsumatori nuk ka të dhëna nëse janë përdorur standardet apo ka diçka tejkaluar standardeve, mund të ketë ngarkesë më tepër.Përderisa ne kemi probleme dhe ankesa, do të thotë që nuk janë zbatuar këto norma dhe standarde.

ssdfgesgrerhmm.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulm i stimuluar kimik pranë Aeroportit të Rinasit, Emergjencat Civile, zjarrfikëse, urgjenca, policia nesër në vendngjarje
Torta e veçantë, Bekimi ecën shpejt me makinë, fëmijët "ia mbledhin" kështu »
Article Logic
Execution time: 0.016170978546143
array(1) { ["section"]=> string(65) "denoncimi-tregu-i-produkteve-kozmetike-jashte-cdo-kontrolli-79578" }