Denoncimi, zbulohet shuma sesa kushtoi koncerti inagurues i sheshit “Skënderbej”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:03 11-06-2017 Denoncimi, zbulohet shuma sesa kushtoi koncerti inagurues i sheshit “Skënderbej”

Cermonia inaguruese e sheshit “Skënderbej” i ka lënë të gjithë gojëhapur për spektaklin dhe madhështinë që ajo transmetoi. Por ky luks i shfrenuar nuk kishte si të shkonte pa u vënë re nga ish kryeministri Sali Berisha.

Në një reagim në rrjetin social facebook Berisha shkruan se ceremonia e sotme ka kushtuar më shumë se 2 milion euro. Më tej në denoncimin e tij Berisha shkruan se me këtë ceremoni Rama ka shkelur një sërë ligjesh dhe konventash ndërkombëtare.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Mbi 2 milione euro festime dhe inaugurime elektorale ne qender te Tiranes!

Te dashur miq, sot Edi Rama dhe Lal Plehu organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej.

Ne keto ceremoni dhe aktivitete, burime te brendshme bejne me dije se po shpenzohen mbi dy milione euro nga buxheti dhe klientela. Qellimi i ketyre veprimtarive eshte i dyfishte.

Se pari, elektoral dhe vetem elektoral. Rama ne kete prag humbje nuk njeh ligj as standart.

Se dyti, me fiaskon e madhe qe pesoi ky projekt dhe dhjetra kritika te eksperteve vendas dhe te huaj, Rama dhe Lal Plehu duan te meresojne sadopak pamjet e sheshit, te cilin duan ta paraqesin si sheshin e 70 mije luleve dhe 2200 pemve paçka se te numeruara lulet dhe pemet jane se paku 15 here me pak.

I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira! sb

sala2.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072839260101318
array(1) { ["section"]=> string(83) "denoncimi-zbulohet-shuma-sesa-kushtoi-koncerti-inagurues-i-sheshit-skenderbej-82004" }