Denoncoi gruan në polici sepse fliste keq për Erdoganin

Publikuar tek: bota, më 13:05 23-02-2016 Denoncoi gruan në polici sepse fliste keq për Erdoganin

Një 40-vjeçar turk ka denoncuar gruan e tij në polici sepse ajo ka folur keq për presidentin e Turqisë, Tayyip Erdogan. Ai ka inçizuar gruan e tij në momentin që ajo ka folur keq për Erdoganin, diçka që dënohet me burg në Turqi.

Emri i 40-vjeçarit është Ali D. dhe është një nga fansat më fanatik të presidentit turk. Ai ka thënë se edhe babai i tij të fliste keq për Erdoganin do të reagonte njësoj. Mediat turke shkruajnë nga ana e tyre se Aliu ka pasur probleme me gruan e tij G.D. më para, ndërsa ai ka deklaruar në polici se gruaja e tij e ka ditur që ai po e inçizonte në momentin kur ajo po fliste keq për presidentin turk. Madje, ai ka thënë se gruaja e tij e ka provokuar atë që të inçizonte të gjitha ato që thoshte, raporton dailymail.com.

Aliu ka thënë se gruaja e tij ka folur shumë herë keq për Erdoganin, ndërsa ka pasur edhe raste që ajo ka ndryshuar kanalet në momentin që presidenti turk fliste.  Ai e kishte paralajmëruar gruan e tij për të gjitha këto, ndërsa nuk është ende e sigurt nëse do të bëhet gjyqi për dënimin e saj sepse është hera e parë që ndodh diçka e tillë në Turqi. Përveç denoncimit që bëri ndaj gruas tij, 40-vjeçari ka nisur edhe letrat e ndarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019432067871094
array(1) { ["section"]=> string(61) "denoncoi-gruan-ne-polici-sepse-fliste-keq-per-erdoganin-33316" }