Denoncon BASHA: Banorët e zonës nr.6 në Tiranë në mëshirën e fatit (MESAZHI)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 01-12-2019 Denoncon BASHA: Banorët e zonës nr.6 në Tiranë në mëshirën e fatit (MESAZHI) Dëme të banesave në zonën nr.6 në Tiranë

Kreu i PD-së Lulzim Basha shprehet se banorët e zonës nr.6 në Tiranë janë lënë mëshirën e fatit nga autoritetet shtetërore pas rënies së tërmetit shkatërrimtar 6.4 të shkallës Rihter.

Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Basha shkruan se këto familje kanë dëme të mëdha të banesave të tyre dhe se autoritetet e vendit nuk u janë përgjigjur.

Pavarësisht se vlerëson ndihmat vullnetare të shumë e shumë qytetarëve nga brenda dhe jashtë Shqipërisë, Basha shton se kjo është e pamjaftueshme, pasi duhet organizim i strukturar nga pushteti qendror dhe lokal.

Mesazhi i Lulzim Bashës:
Sot në njësinë administrative 6 në Tiranë, qindra banesa të shkatërruara dhe të pabanueshme. Mes vuajtjeve, stresit dhe tronditjes banorët kërkojnë vlerësim urgjent, strehim dhe ndihma ushqimore! Ata thonë se deri tani janë tërësisht jashtë vëmendjes dhe të braktisur në fatin e tyre.

Mirënjohje për kontributet dhe ndihmën e disa bizneseve që ndonëse në vështirësi kanë strehuar 40 familje. Ndërkohë u informova se ndihma të tjera të destinuara nga Kosova për këtë zonë janë ndalur në Kashar dhe nuk kanë arritur në destinacion. Gjithsesi vullnetarizmi nuk mjafton. Duhet menjëherë prania dhe ndihma e shtetit!

tirane.jpg
tirane 2.jpg
tirane 3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025251865386963
array(1) { ["section"]=> string(80) "denoncon-basha-banoret-e-zones-nr-6-ne-tirane-ne-meshiren-e-fatit-mesazhi-187997" }