Denoncon burri nga Korça: Më dhunon gruaja, më mbroni

Publikuar tek: aktualitet, më 22:25 10-01-2018 Denoncon burri nga Korça: Më dhunon gruaja, më mbroni

Shtetasi me iniciale K.C 38 vjeç nga Korça ka bërë një kallëzim në polici ku ka deklaruar se dhunohet nga gruaja e tij shtetësja M.C, 33 vjeç.

38-vjeçari ka deklaruar në polici se dhuna ishte e vazhdueshme dhe se kërkonte urdhër mbrojtje.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.01.2018 u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin K.C 38 vjeç, pasi dyshohet se bashkëshortja M.C 33 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.

Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006 , “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024745941162109
array(1) { ["section"]=> string(58) "denoncon-burri-nga-korca-me-dhunon-gruaja-me-mbroni-106147" }