Denoncon Malltezi: Legalizuan brenda parkut ndërtimet e Ardian Nelës, financuesit të Edi Ramës, prishin shtëpinë e qytetarit

Publikuar tek: politike, më 15:18 02-02-2018 Denoncon Malltezi: Legalizuan brenda parkut ndërtimet e Ardian Nelës, financuesit të Edi Ramës, prishin shtëpinë e qytetarit

Jamarbër Malltezi akuzon kryeministrin Edi Rama se për interesa të tij personale dhe të miqve të tij ka ndryshuar vijën e Parkut Kombëtar të Tiranës, duke lehtësuar ndërtimet për miqtë e tij.

Akuzën Malltezi e bëri pas denoncimit të rastit të sotëm kur një qytetar kërkon të hidhet nga çatia e shtëpisë së tij, që e ka ndërtuar prej 20 vjetësh sipas zyrtarit të PD, sepse “është brenda vijës së mbrojtur të Parkut”.

Por, ndërkohë, hedh akuza për qeverinë për dy standartet e mbajtura prej saj, kur biznesmeni Ardian Nela, për të cilin Malltezi thotë se është “ndërtuesi I vilës në Surrel të Edi Ramës”, ka legalizuar brenda parkut dy godina të mëdha, të ndërtuara në 2014, dhe për të cilat është gjobitur edhe nga Inspektoratet përkatëse.

“Më 29 janar 2015 nga foltorja e PD, denoncova ndërtimet e paligjshme të ndërtuesit të sarajeve të Surrelit që po shpërblehej në natyrë me ndërtime të paligjshme mes parkut të madh të Tiranës në kundërshtim me katër ligje në fuqi. Hajduti Lame doli të bëjë dëshmitarin fals, por e mbylli gojën kur I paraqitëm edhe vendimet e KRTRSH, edhe vendimet për prishje. Sot po shoh një tiranas në majë të çatisë së vet se do I prishin shtëpinë që ka ndërtuar para 20 vitesh se është Brenda zonës së mbrojtur! Pse z.Nela tashmë I ka të ligjshme sarajet? Ndryshoi gjë vija e parkut sipas dëshirës së Edit të Surrelit”, shkruan Malltezi në facebook.

27707911_10156933786573765_1748311013_o.jpg

27459159_10155949698313190_7407538569331883164_n.jpg

27336836_10155949698298190_4394957117830445790_n.jpg27657616_10155949698443190_6346861106794105808_n.jpg27332624_10155949698633190_6526331043442618476_n.jpg

27332242_10155949698488190_6754023142987254029_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0102858543396
array(1) { ["section"]=> string(128) "denoncon-malltezi-legalizuan-brenda-parkut-ndertimet-e-ardian-neles-financuesit-te-edi-rames-prishin-shtepine-e-qytetarit-108864" }