Ish kryeministri Sali Berisha publikon mesazhin denoncues të mësueses nga Vlora e cila shprehet se me 5 mijë euro mund të emërohesh në atë pozicion pune.
Mësuesja bën me dije se terrorizohet çdo ditë nga Drejtoresha e Drejtorisë Arsimore në Vlorë, Albana Hodaj.
“Institucioni që duhej te ishte kulti i dijes është kthyer në një magazinë pazaresh. 5mije € vendi i punës në qytet. 4 mijë në zonat periferike. Gjasme respektojnë portalin e mesuesit por e vërteta është qe respektojnë përkatesinë politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije €”, shprehet mësuesja në mesazhin e dërguar ish kryeministrit.
Sipas saj ështe mëkat që ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana Hodaj.
Reagimi i plotë
Denoncohet korrupsioni qe ndrikull Nikolla shndërroi në sistem në arsimin shqiptar!
“Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Emerimet me 5 mije euro ne qytetin e Vlores”.-shprehet ish kryeministri në facebook.
Mesazhi i mësueses, postuar nga ish kryeministri.
“Pershendetje Doktor!
Ju falenderoj qe jeni zeri jone,zeri i njerzve te thjeshte.
Jam nje mesuese ne qytetin e Vlores,terrorizohemi perdite nga drejtoresha e DAR, Albana Hodaj.
Albana ish-mesuese ne nje gjimnaz privat ne Vlore,u katapultua ne krye te DAR sapo Nikolla mori ministrine. Eshte mekat qe ky institucion kaq i rendesishem drejtohet nga nje femer e pa formuar si Albana.
Institucioni qe duhej te ishte kulti i dijes eshte kthyer ne nje magazine pazarash. 5mije € vendi i punes ne qytet. 4 mije ne zonat periferike. Gjasme respektojne portalin e mesuesit por e verteta eshte qe respektojne perkatesine politike dhe pagesat nga 4mije deri ne 5mije €.
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen ju uroj gjithe te mirat dhe ju kerkoj ndjese qe ky sms vjen ne kushte anonimati pasi kam frike per vendin e punes.”