Denoncon politikani: Brenda 3 javësh Shqipëria u dënua me 70 milion euro (PUBLIKON DOKUMENTE)

Publikuar tek: politike, më 14:23 11-02-2018 Denoncon politikani: Brenda 3 javësh Shqipëria u dënua me 70 milion euro (PUBLIKON DOKUMENTE)

Kreu i Grupit Parlamentar Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Rama se për faj të tij, Gjykata Ndërkombëtare e ka dënuar Shqipërinë me 70 milion euro brenda 3 javësh. 

Vasili shkruan se kur ka qënë ministër drejtësie e ka informuar Ramën me shkrim për emergjencën e jashtëzakonshme financiare.

“Me 70 milion eurot vetëm sa ka filluar të konsumohet kjo tragjedi për shqiptarët. 70 milion euro të humbura janë shumë më shumë se paratë, që shpenzohen për ilace nga të gjithë spitalet e vendit,70 milion janë të mjafta për të ndërtuar 2 spitale të reja moderne,70 milion mjaftojnë për qindra qendra shëndetësore moderne.”- shkruan Vasili në postimin e tij, bashkangjitur informacionin me shkrim që i është dërguar Ramës.

Deklarata e plotë:

Pata paralajmëruar kryeministrin: 2 miliardë euro dhe ja, erdhi denimi i parë 70 milionë euro.

Pata paralajmeruar disa here se rrezikohet te humbase deri ne 2 miliard euro Shqiperia ne gjyqet nderkombetare.
Si minister i drejtesise ne ate kohe,kryeministrin e kam informuar me shkrim per emergjencen e jashtezakonshme financiare,qe kercenonte financat e Shqiperise.

Per fajin e kryeministrit brenda tre javesh Shqiperia u denua me me shume se 70 milion euro nga gjykatatat nderkombetare.
Po jua perseris eshte emergjence financiare e frikshme dhe mbi kryeministrin rendon pergjegjesia kriminale edhe veprimeve shkaterrimtare financiare te tij me prishjen e njeanshme te kontratave,por edhe mosveprimeve te tij, pasi edhe pse u informua me shkrim per situaten,nuk levizi as gishtin dhe nuk beri asgje.

Me 70 milion eurot vetem sa ka filluar te konsumohet kjo tragjedi per shqiptaret.
70 milion euro te humbura ja shume me shume se parate, qe shpenzohen per ilace nga te gjithe spitalet e vendit,70 milion jane te mjafta per te ndertuar 2 spitale te reja moderne,70 milion mjaftojne per qindra qendra shendetesore moderne.
Te nderuar miq te medias Informacionin me shkrim qe i eshte derguar kryeministrit nga une mund ta rilexoni serish me poshte.

27858752_1818744048425419_2066108005316941667_n.jpg

27655537_1818744068425417_3475455497709104953_n.jpg

28056639_1818744085092082_6292142606360955442_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011544942855835
array(1) { ["section"]=> string(97) "denoncon-politikani-brenda-3-javesh-shqiperia-u-denua-me-70-milion-euro-publikon-dokumente-109901" }