Denuklearizimi i armëve bërthamore, Kim Jong Un takim me Putinin

Publikuar tek: bota, më 22:48 18-04-2019 Denuklearizimi i armëve bërthamore, Kim Jong Un takim me Putinin Lideri suprem koreano-verior Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin

Kremlini ka njoftuar se lideri koreano verior Kim Jong Un, do të vizitojë Rusinë javën e ardhshme.

Në një deklaratë Kremlini ka thënë se lideri Korean synon të vizitojë Rusinë gjatë muajit prill, pasi ka pranuar ftesën e presidentit Vladimir Putin.

Putin do të vizitojë Kinën javën e ardhshme, për të marrë pjesë në forumin global që mbahet në Pekin më 26-27 prill, ku pritet të takohen dhjetëra krerë të shteteve në botës.

Mediat ruse kanë thënë se Putin mund të takohet me Kimin gjatë kohës së Samitit në Vladivostok, qyteti në lindje të Rusisë, i cili është në afërsi me kufirin verikorean.

Administrata amerikane e Trumpit ka përmendur mundësinë e organizimit të një samiti të tretë, por Koreja Veriore ka kërkuar nga Uashingtoni që të largojë Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo nga zhvillimi i negociatave në të ardhmen.

Kujtojmë që në muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të reja kundër Koresë Veriore për shkak të programit të saj bërthamor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074789524078369
array(1) { ["section"]=> string(70) "denuklearizimi-i-armeve-berthamore-kim-jong-un-takim-me-putinin-160980" }