Departamenti i Shtetit e shpalli 'non-grata', VËLLAI i deputetit Korab Lita i paguan lobimin në SHBA Adriatik Llallës (Dokumentet)

Publikuar tek: barometri, më 07:50 05-11-2019 Departamenti i Shtetit e shpalli 'non-grata', VËLLAI i deputetit Korab Lita i paguan lobimin në SHBA Adriatik Llallës (Dokumentet)

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është një nga funksionarët e lartë shqiptarë të cilëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndaluan përgjithmonë hyrjen në territorin e tyre.

Nëpërmjet një njoftimi publik në shkurt 2018, ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson shpalli vendimin për ta vendosur Adriatik Llallën në një listë të zezë zyrtarësh që i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, së bashku me familjen. 

Ligji amerikan parashikon se në rastet kur ka informacione të besueshme se zyrtarë të huaj përfshihen në raste madhore korrupsioni, ose në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, këtyre individëve dhe familjes së tyre të afërt u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, raporton newsbomb.al.

Menjëherë pas këtij vendimi, ish-prokurori Llalla nisi betejën ligjore me Departamentin Amerikan të Shtetit për të rishqyrtuar dhe njëherë vendimin për të dhe familjen e tij. Vetëm gjatë tremujorit të parë të 2019, Adriatik Llalla pagoi 10 mijë dollarë ndaj kompanisë së lobimit Sher Tremonte LLP, sipas dhe të dhënave të bëra publike nga Dhoma e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Në fillimi të 2019, vetë kompania lobuese amerikane Sher Tremonte LLP, ka deklaruar se për periudhën 1 janar – 31 mars, Llalla ka paguar afërsisht 10 mijë dollarë tarifa dhe shpenzime për studion ligjore amerikane, për të nxjerr emrin e tij dhe të familjes nga lista e zezë e DASH.

Mirëpo, tashmë 11 muaj nga nisja e lobimit në SHBA, mësohet se një pjesë e pagesë së lobimit nuk është bërë nga ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla por nga një tjetër kompani e quajtur “Lita Brothers Construction, LLC” me qendër në Nju Jork. Kjo kompani sipas Departamentit Amerikan të Thesarit rezulton se është në pronësi të shtetasit Bedri Lita, vëlla i deputetit Korab Lita, raporton newsbomb.al.

Untitled.jpg

Kompania e vëllait të deputetit Korab Lita rezulton se ka paguar gjysmën e shumës së lobimit prej 10 mijë dollarësh, pra 5 mijë dollarë, ndaj studios liogjore amerikane “Sher Tremonte LLP” me juristë Michael Gibaldi dhe Michael Tremonte. Mbetet e paqartë se çfarë lidhje ka kompania e vëllait të deputretit Korab Lita me ish-prokurorin Adriatik Llalla, i cili është futur në listën e zezë amerikane dhe i është ndaluar përgjithmonë hyrja në SHBA.

Screenshot_1 (1).jpg
Screenshot_2_copy.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036925077438354
array(1) { ["section"]=> string(132) "departamenti-i-shtetit-e-shpalli-non-grata-vellai-i-deputetit-korab-lita-i-paguan-lobimin-ne-shba-adriatik-llalles-dokumentet-184748" }