Depolitizimi dhe komisionerët, Rama: Administrata e ka me detyrim, kush mund të aplikojë dhe si do funksionojë shorti

Publikuar tek: politike, më 21:39 04-06-2020 Depolitizimi dhe komisionerët, Rama: Administrata e ka me detyrim, kush mund të aplikojë dhe si do funksionojë shorti Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me depolitizimin e administratës, si një nga pikat më të vështira që besohet se po pengon arritjen e një marrëveshje me opozitën për reformën zgjedhore.

Rama tha se depolitizimi nuk është një kërkesë e PS, por rekomandim i ODIHR që nuk është bërë asnjëherë në 30 vjet.

Lidhur me komisionerët, Rama tha se do të zgjidhen me short nga KQZ-ja. Shqipëria ka nevojë për 16.500 komisionerë, ndërsa administrata ofron 16.000. Pjesa tjetër do të jenë vullnetarë që do të aplikojnë me kushtin që të kenë diplomë. Këta mund të jenë edhe anëtarë partish. Së bashku, numri i përgjithshëm i personave të disponueshëm për të qenë komisionerë shkon rreth 100,000.

Rama tha se komisionerët do të zgjidhen me short nga KQZ-ja. Nëse shorti i bie një punonjësi të administratës i bie shorti, do ta ketë me detyrim të kryejë funksionin e komisionerit. Ndërsa vullnetarët nuk do ta kenë me detyrim.

Pjesë nga deklarata e Ramës në emisionin “Opinion”:

Nuk e kemi kërkuar ne, PS, këtë reformë. Nuk besoj që zgjedhjet janë prekur në komisione dhe të jetë bërë ndonjë hata për ndonjë parti. Por ne kemi për detyrë të depolitizojmë administratën zgjedhore, dhe kjo është një kërkesë e ODIHR. Unë nuk jam ai që e kërkoj këtë, nëse s’është bërë 30 vjet, nuk do të thotë që dhe 30 vjet të tjera nuk do të bëhet. Kjo është një kërkesë eksplicite. Ajo që ne duhet t’ia kërkojmë vetes për qytetarët shqiptarë është marrëveshja me rekomandimet e ODIHR me elementin kryesor depolitizimin.

Është shumë e thjeshtë llogaria. Shqipëria ka nevojë për 16.500 komisionerë. Administrata publike shqiptare, që është me statusin e nënpunësit civil ka afro 16.000 persona. Pavarësisht se këtu mund të përfshihen mësuesit, siç përfshihen në gjithë botën, është hapur mundësia që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, dhe anëtarët e partisë, mund të regjistrohen me kushtin që të kenë diplomë. Dhe kështu kemi 60, 70 apo 100 mijë persona. Por administrata do ta ketë me detyrim nëse i bie shorti. Do të bëhet me short, jo me emërim. Dhe këtu mund t’i bjerë shorti një anëtari të PD, apo i partive të tjera, dhe një i administratës. Punonjësi i administratës do ta ketë me detyrim, vullnetarin nuk e detyron dot. Nënpunës civil nën varësinë e qendrorit, në varësi të ministrive janë 9 mijë, e dini ju se sa nga këta 9 mijë kanë hyrë në punë pas 2013-ës? 33 për qind. Pjesa tjetër kanë qenë në punë edhe më përpara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096092224121094
array(1) { ["section"]=> string(121) "depolitizimi-dhe-komisioneret-rama-administrata-e-ka-me-detyrim-kush-mund-te-aplikoje-dhe-si-do-funksionoje-shorti-209075" }