Deportimi i 6 shtetasve turq, Erdogan falenderon Thaçin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:41 02-04-2018 Deportimi i 6 shtetasve turq, Erdogan falenderon Thaçin Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan falenderon presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në lidhje me dëbimin e gjashtë gylenistëve nga Kosova në Turqi.

Ndërkohë që presidenti Erdogan e ka quajtur turp për kryeministrin Ramush Haradinaj, largimin nga detyra të kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët dorëzuan anëtarët e organizatës terroriste FETO.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them ‘Turp’. Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik. Sepse ato e bënë detyrën e tyre”, ka thënë Erdogan, sipas Anadolu Agency (AA).

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TRAGJIKE/ ‘Jam Landi, po mbytem! Jorgjia të kujdeset për fëmijët’, gjendet varka e braktisur në Zvërnec dhe një LETËR
Prishen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës? Çfarë thonë ekspertët ekonomikë për taksën në Rrugën e Kombit »
Article Logic
Execution time: 0.011482000350952
array(1) { ["section"]=> string(61) "deportimi-i-6-shtetasve-turq-erdogan-falenderon-thacin-115415" }