Depresioni dhe stresi sëmundjet e kohës, çfarë parashikon OBSH për to

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 19:35 15-02-2016 Depresioni dhe stresi sëmundjet e kohës, çfarë parashikon OBSH për to

Depresioni dhe stresi sëmundjet e kohës që jo vetëm shkaktojnë problem psikik por edhe fizik. Problemet e lidhura me stresin dhe depresionin janë disa forma të sëmundjeve mendore, varësia nga droga, pagjumësia, çrregullime të lëkurës, stomakut dhe çrregullime të tensionit të gjakut, ftohjet, migrenat, një numër i sëmundjeve të eshtrave, çekuilibri i veshkave, vështirësitë në frymëmarrje, alergjitë dhe sulmet në zemër.

Sigurisht, nuk janë stresi dhe depresioni të vetmit shkaktar të këtyre, por është vërtetuar shkencërisht se origjina e problemeve të tilla është zakonisht psiqike.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se depresioni është një shqetësim mendor, i cili në vitin 2020 mendohet se do të jetë shqetësimi i dytë më i madh në vendet perëndimore.

 Stresi në punë, në jetë në përgjithësi, është një fakt që mund të precipitojë sëmundje mendore në jetën e individit, pohojnë specialistët e shëndetit mendor, sipas të cilëve, ka shumë faktorë që ndikojnë në këtë, si ata gjenetike, por dhe stili i jetesës.

Stresi dëmton ekuilibrin natyror të qenies njerëzore dhe kspozimi i vazhdueshëm ndaj kësaj gjendje jonormale dëmton shëndetin trupor dhe të shpie në një mori të gjerë çrregullimesh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.031885862350464
array(1) { ["section"]=> string(74) "depresioni-dhe-stresi-semundjet-e-kohes-cfare-parashikon-obsh-per-to-32649" }