Deputetë, gazetarë, futbollistë e deri te e ndjera Nexhmije Pagarusha, Policia kallëzon në Prokurori ‘portalin’ e rremë: Publikoi emrat e shumë qytetarëve duke pretenduar se janë gjobitur

Publikuar tek: aktualitet, më 21:23 04-04-2020 Deputetë, gazetarë, futbollistë e deri te e ndjera Nexhmije Pagarusha, Policia kallëzon në Prokurori ‘portalin’ e rremë: Publikoi emrat e shumë qytetarëve duke pretenduar se janë gjobitur

Policia e Shtetit ka dorëzuar në Prokurori një dosje hetimor ku kallëzon “Për prishje imazhi” një “portal” të rremë sepse ka shpërndarë emrat e disa qytetarëve me pretendimin se ata kanë marrë gjobë.

Ky portal, nëse mund të quhet i tillë, ka shpërndarë sot në rrjet një komunikatë të sajuar të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës ku listohen emra deputetësh, gazetarësh, këngëtarësh e madje deri te emri i të ndjerës Nexhmije Pagarusha, raporton newsbomb.al. Sipas komunikatës, personat të cilëve u është përmendur emri kanë marrë gjobë në vlerën e 10 mijë lekëve të reja me arsyen se kanë shkelur karantinën dhe duhet të paraqiten te Drejtoria e Policisë.

Newsbomb.al mëson se Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e personit përgjegjës për këtë akt ku përfshinë dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndërsa ka një kërkesë dhe për qytetarët që u ëhstë përmendur emri në këtë “portal”. Sipas Policisë personat që kanë emrin në komunikatën e rreme duhet të shkrepin një foto të saj (në pjesën ku ndodhet emri i tyre) dhe ta ruajnë për të denoncuar pronarin e “portalit”.

Nuk dihet sesi Policia dhe Prokuroria do të arrijnë gjumrët e pronarit të “portalit” kur ky është inekzistent vetë pasi nëse adresa hapet nga një pajisje kompjuter apo celular, të jep mundësinë të krijosh vetë një “artikull të rremë” për të vënë në lojë shokët, raporton newsbomb.al.

Nga një kërkim i thjeshtë i newsbomb.al nëpërmjet origjinës së web-linkut del se “portali” është është me bazë në SHBA, në shtetin e Newark, kurse personi që e administron është regjistruar në Wisconsi, SHBA.
Screenshot_9.jpg

ARTIKULLI I PORTALIT TE RREME:

Screenshot_11.jpg
Screenshot_12.jpg
Screenshot_13.jpg
Screenshot_14.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0090749263763428
array(1) { ["section"]=> string(188) "deputete-gazetare-futbolliste-e-deri-te-e-ndjera-nexhmije-pagarusha-policia-kallezon-ne-prokurori-portalin-e-rreme-publikoi-emrat-e-shume-qytetareve-duke-pretenduar-se-jane-gjobitur-201375" }