Deputetë të PD dhe përkrahës të LSI në protestë te Drejtoria e Policisë, hyjnë brenda

Publikuar tek: barometri, më 08:31 02-04-2018 Deputetë të PD dhe përkrahës të LSI në protestë te Drejtoria e Policisë, hyjnë brenda

Mes qindra qytetarëve dhe aktivistëve nga shoqëria civile, në protestën që po mbahet përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë janë edhe dhjetra deputetë demokratë e përkrahës të LSI.

Gjatë momentit kur një grup protestuesish kanë hyrë në ambientet e Drejtorisë së Policisë, ka qenë kreu i FRPD, Belind Këlliçi i cili ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.

11 prej 23 të arrestuarve gjatë natës në Kukës janë sjellë në Tiranë, veprim që ka shkaktuar revoltë te qytetarët dhe familjarët e tyre. Ata e quajnë rrëmbim dhe të paligjshëm arrestimin e tyre dhe kërkojnë lirim të menjëhershëm.

Edhe opozita ka kërkuar lirimin e të arrestuarve duke e quajtur të jashtëligjshëm dhe përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të terrorizuar popullin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035856008529663
array(1) { ["section"]=> string(91) "deputete-te-pd-dhe-perkrahes-te-lsi-ne-proteste-te-drejtoria-e-policise-hyjne-brenda-115355" }