Deputetët bojkotuan PE, reagon Balla: Keqardhje për teatrin e opozitës

Publikuar tek: barometri, më 08:13 16-10-2018 Deputetët bojkotuan PE, reagon Balla: Keqardhje për teatrin e opozitës

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas seancës së sotme në Parlamentin Europian në Bruksel.

 

Balla falenderoi PE-në për miratimin e deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri.

Gjithashtu Kreu i grupit parlamentar të PS shprehu keqardhjen për atë që ai e quan teatrin e radhës së opozitës, pasi deputeti Genc Pollo ka kërkuar largimin e Ballës nga drejtimi i komisionit duke e akuzuar këtë të fundit  për lidhje me krimin e organizuar.

Postimi i plotë i Ballës në Facebook:

Faleminderit Parlamentit Europian grupeve më të mëdha politike nga e djathta në të majtë, për miratimin e Deklaratës Përfundimtare të Komitetit të Stabilizim-Asocijimit BE-Shqipëri, e cila fillon me këtë fjali:

Rishprehim mbështetjen e plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian në Qershor 2019.

Jam krenar që Shqipëria ka këtë mbështetje kaq të madhe në PE.

Shënim: Jam i keqardhur për teatrin e radhës së opozitës edhe këtu, ku duhet të jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë që Duam.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026145935058594
array(1) { ["section"]=> string(75) "deputetet-bojkotuan-pe-reagon-balla-keqardhje-per-teatrin-e-opozites-137973" }