Deputetët e kthejnë Kuvendin në ring, rrihen me grushte dhe karrige (Video)

Publikuar tek: bota, më 06:15 27-09-2017

Skena kaotike shpërthyen në parlamentin e Ugandës, ndërsa deputetët debatuan për heqjen e diskutueshme të kufirit të moshës presidenciale.

Gjakrat mes ligjvënësve u ndezën pasi dikush pretendoi që një deputet ishte i armatosur në sallë.

Kreu i Parlamentit urdhëroi kontrolle por nuk u gjet asnjë armë, njoftojnë mediat lokale.Deputetët u konfrontuan fizikisht mes tyre, duke goditur njërin-tjetrin me grushte dhe karrige.

Çështja e moshës së kufizuar është e diskutueshme, sepse presidenti i vjetër Yoweri Museveni është 73 vjeç dhe kufiri për rizgjedhjen kufizohet në 75.

Presidenti Museveni ka qenë në pushtet që nga viti 1986 dhe është zgjedhur në mënyrë demokratike si president që nga viti 1996.

Por kufiri aktual i moshës kushtetuese do ta pengonte atë të qëndronte për një mandat të katërt në zgjedhjet e vitit 2021.

Partia e tij qeverisëse, Lëvizja Kombëtare e Rezistencës (NRM), është përfshirë në një projektligj të diskutueshëm për të rishikuar Kushtetutën e vendit, shkruan indeksionline.

Një kufizim i dyfishtë i mëparshëm u hoq në vitin 2005 për të lejuar Presidentin Museveni të qëndrojë për një mandat të tretë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrahje brutale, polici i bën zbor të dyshuarit për pedofili, por më vonë e pëson dhe vetë (VIDEO)
Njihuni me 20 shtetet më të pashëndetshme në botë, mes tyre edhe Greqia »
Article Logic
Execution time: 0.011377811431885
array(1) { ["section"]=> string(78) "deputetet-e-kthejne-kuvendin-ne-ring-rrihen-me-grushte-dhe-karrige-video-93799" }