Deputetët e Parlamentit Europian votojnë ‘kundër’ ndryshimit të orës

Publikuar tek: bota, më 21:07 26-03-2019 Deputetët e Parlamentit Europian votojnë ‘kundër’ ndryshimit të orës Votimi i Parlamentit Europian per ndryshimin e ores

Parlamenti Europian ka mbështetur një propozim për ndalimin e ndryshimit të detyrueshëm të orës me një orë, që i zgjat orët e ditës gjatë verës në mbarë BE-në.

Propozimi u jepte mundësinë çdo shtetit anëtar të zgjidhte nga 2021 nëqoftëse do të mbanin sistemin aktual të kohës së verës ose të hiqnin sistemin e ndryshimit të orës dy herë në vit.

Sipas një direktive të BE-së, 28 shtete të Bashkimit Europian, aktualisht kalojnë në kohën e verës në të dielën e fundit të marsit dhe në kohën e dimrit në të dielën e fundit të tetorit.

Komisioni Europian, i ngarkuar me hartimin e legjislacionit të BE-së, bëri propozimin vitin e kaluar pas një konsultimi publik ku 84% e të anketuarve dëshironin të hiqnin ndryshimin e orës.

Parlamenti votoi me 192 vota pro në favor të dhënies fund të praktikës për ndërrimin e kohës sezonale.

Vota nuk është fjala e fundit për çështje, por përbën bazën e diskutimeve me vendet e BE për të nxjerrë një ligj përfundimtar.

Vendet e BE-së ende nuk kanë marrë një qëndrim të përbashkët.

Deputetët e Parlamentit Europian dhe Komisioni theksojnë se shtetet duhet të bashkërendojnë zgjedhjet e tyre, për të minimizuar rrezikun e përçarjes ekonomike nga një larmi e sistemeve të ndryshme të kohës.

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012066125869751
array(1) { ["section"]=> string(73) "deputetet-e-parlamentit-europian-votojne-kunder-ndryshimit-te-ores-158015" }