Deputetët interpelancë me Nikollën, por ja ç’bën Basha para se të futet në Kuvend

Publikuar tek: politike, më 11:55 22-02-2018 Deputetët interpelancë me Nikollën, por ja ç’bën Basha para se të futet në Kuvend

Ndërsa në Kuvend po zhvillohet seanca plenare ku është thirrur në iterpelancë urgjente ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nga 7 deputetët e LSI, jashtë parlamentit po zhvillohet një protestë. 

Protesta po zhvillohet nga rreth 100 punonjësit e By-passit të Fierit dhe Vlorës, pasi sipas tyre prej 16 muajsh nuk kanë marrë pagat.

Ndërkohë para se të futej në Kuvend protestës i është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Kryedemokrati u ka dhënë mbështetjen protestuesve duke inkurajuar ata që ngritën zërin.

“Dua t’ju inkurajoj që keni ngritur zërin dhe keni ardhur këtu. Nuk ka rrugë tjetër veçse të ngrini zërin. Do të jemi në krahun tuaj deri në fund të kesaj beteje”, është shprehur Basha më pas është larguar për tu futur në Kuvend ku po zhvillohet edhe seanca plenare.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01259708404541
array(1) { ["section"]=> string(87) "deputetet-interpelance-me-nikollen-por-ja-c-ben-basha-para-se-te-futet-ne-kuvend-111086" }