Deputetët që mposhtën koronavirusin rrëfejnë në Parlament çastet e vështira: Më shumë mendoja vdekjen se sa shpëtimin... (VIDEO)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:06 29-10-2020 Deputetët që mposhtën koronavirusin rrëfejnë në Parlament çastet e vështira: Më shumë mendoja vdekjen se sa shpëtimin... (VIDEO) Adriatik Alimadhi

Dy deputetë treguan sot në seancë plenare përjetimin që patën në rrugën për të mposhtur coronavirusin. Adriatik Alimadhi dhe Enver Roshi ishin ligjvënësit, të cilët betejën me covid për pak sa nuk e humbën dhe arritën ta kalonin sëmundjen që ka pllakosur prej tetë muajsh të gjithë globin.

Gjatë shqyrtimit të projektligjin që autorizon qeverinë shqiptare për të lidhur kontratën me covax facility për sigurimin e vaksinës anti-covid. Alimadhi me zë të dridhur tregoi për kolegët e tij ditët e vuajtjes për shkak të virusit covid.

“Pavarësisht ilaçeve që nuk dhanë rëndësinë, personalisht po përpiqesha të gjeja mundësi për të jetuar. Doktor Pipero në një intervistë tha, para të bardha për ditë të zeza. Unë them që shyqyr që qeveria shqiptare ka mundësinë dhe ju kam thënë edhe disa kolegëve deputetë për të votuar pro. Personalisht e kam vuajtur shumë keq”, tha Alimadhi.

Falënderimet për bluzat e bardha nuk munguan. Edhe deputeti tjetër, Enver Roshi, i cili e vuajti edhe më shumë këtë sëmundje dhe u kura jashtë vendit, tregoi me pak fjalë peripecitë që i kishte shkaktuar coronavirusi.

“E kam kaluar mbi supet e mia kur më shumë mendoja për vdekjen se sa për shpëtimin. Kur fuqitë njerëzore më lanë dhe nuk mund të ecja asnjë metër”, deklaroi Roshi.

Deputetët e Kuvendit dhanë votën pro për autorizimin e qeverisë për sigurimin e vaksinës anti-covid.

Video nga Euronews:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Humbi jetën në minierë, flet gruaja e Rruzhdi Rushitit: Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti
E quante veten 'LA NONA'! Zbulohet se si 47 vjeçarja shqiptare hiqej si bamirëse, por mashtronte emigrantët në Mbretërinë e Bashkuar »
Article Logic
Execution time: 0.01241397857666
array(1) { ["section"]=> string(129) "deputetet-qe-mposhten-koronavirusin-rrefejne-ne-parlament-castet-e-veshtira-me-shume-mendoja-vdekjen-se-sa-shpetimin-video-225687" }