Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar. Prokuroria bie dakord

Publikuar tek: aktualitet, më 12:56 18-01-2016 Deputeti Armando Prenga kërkon gjykim të shkurtuar. Prokuroria bie dakord

Armando Prenga, ish-deputeti i Partisë Socialiste që ndodhet në arrest shtëpie ka kërkuar gjykim të shkurtuar për plagosjen e vëllezërve Cali për lagunën e Patokut. Pikë kthese për çështjen Prenga, ndërsa Prokuroria shqiptare ka rënë dakord me kërkesën e deputetin të përjashtuar nga PS-ja, duke i dhënë mendimin e saj gjykatës.

Mësohet se Gjykata e Lartë do të japë vendimin e saj më 9 shkurt.

Fillimisht Prenga u arrestua dhe pas disa ditëve në qeli, u la i lirë me masën e sigurisë ‘’arrest shtëpie’’, ndërsa hetimet vazhdonin. 

Me tre akuza mbi shpatulla: kanosje, plagosje e lehtë me dashje dhe armëmbajtje pa leje, deputeti socialist Armando Prenga ndodhet në shtëpi.

Gjykata dha për të masën e sigurisë ‘’arrest shtëpie’’, duke e nxjerrë nga muret e qelisë. Kohë më parë Prenga i ka bërë një kërkesë kryeprokurorit Adriatik Llalla duke i kërkuar t’I japë leje për të shkuar të vizitojë prindërit e tij. Deputeti i përjashtuar nga PS-ja ia ka argumentuar Llallës kërkesën me epikrizën e babait në gjendje të rënduar. 

Prenga u përfshi në një sherr të madh para komisariatit të Laçit, ku përdori edhe një pistoletë. Deputeti plagosi Gjok, Nikollë dhe Tom Calin për peshkimin në Lagunën e Patokut.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Armando Prenga ka hall, deputeti letër kryeprokurorit Adriatik Llalla. Ja çfarë i kërkon
Armando Prenga kërkon në gjykatë daljen nga shtëpia »
Article Logic
Execution time: 0.0097570419311523
array(1) { ["section"]=> string(78) "deputeti-armando-prenga-kerkon-gjykim-te-shkurtuar-prokuroria-bie-dakord-30287" }