Deputeti biznesmen i PD hap akademi falas për 10 mijë të rinj: Mos u varni nga politika, kapni majat

Publikuar tek: barometri, më 07:14 18-10-2018 Deputeti biznesmen i PD hap akademi falas për 10 mijë të rinj: Mos u varni nga politika, kapni majat

Deputeti i PD, njëherazi biznesmen, jep alarmin për ikjen e të rinjve shqiptarë nga vendi.

 

Ai u bën thirrje të rinjve mos varen nga politika por të investojnë në arsimimin dhe profesionalizmin e tyre. Ndërkaq, Shehaj në mënyrë private ka vendosur të hapë një akademi falas siç shkruan për këdo që do të specializohet në fushën e IT apo marketingut digjital.

“Të rinjtë shqiptarë duan të ikin një orë e më parë nga ky vend!

JO DHE JO!

Kjo s’mund të ndodhë! S’mund ta lejojmë kurrsesi.

Me të drejtë, John Kennedy thoshte: “Mos pyesni çfarë mund të bëj vendi juaj për ju, pyesni ju çfarë mund të bëni për vendin tuaj”.

Rruga e vetme për t’ia dalë është investimi mbi arsimin dhe formimin profesional novativ.

Për këtë qëllim dua t’ju bëj me dije miq, se kam krijuar një akademi digjitale. Link Academy Albania do të trajnojë çdo të ri e të re në fushën e IT dhe Digital Marketing, tërësisht FALAS.

Kushdo mund të regjistrohet në kurset FALAS nga data 12 nëntor në programin që synon të aftësojë rreth 10. 000 të rinj, të cilët më pas do mund të punësohen në fushën digjitale.

Kjo është një mundësi për të gjithë ata që duan t’ja dalin vetë, pa qenë të varur nga politika.

Jeni të mirëpritur të kapni majat”, shkruan Shehaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026483058929443
array(1) { ["section"]=> string(105) "deputeti-biznesmen-i-pd-hap-akademi-falas-per-10-mije-te-rinj-mos-u-varni-nga-politika-kapni-majat-138215" }