Deputeti Braçe i dërgon mesazh privatisht gazetares por ajo e publikon dhe ja si i përgjigjet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:17 27-10-2015 Deputeti Braçe i dërgon mesazh privatisht gazetares por ajo e publikon dhe ja si i përgjigjet

Deputeti socialist Erjon Braçe i ka dërguar një mesazh gazetares të së përditshmes “Sot” Klara Çaushi e cila ka preferuar që mesazhin e ardhur në inbox ta bëjë publik në rrjetet sociale duke i kthyer në të njëjtën kohë përgjigje.

 

“E para bën mirë të mos kopjosh çfarëdo idioti që vjen e qarkullon nëpër rrugë. E dyta, nuk kam asnjë kompleks nga fshatari e proletari. E treta po ta shkruaj ty njësoj soç idiotit origjinal:nuk i marr leje kujt për të thënë çfarë mendoj. E katërta ky tipi nuk ka lidhje hiç me përfaqësimin e ndonjë amerikani në këtë vend. E pesta, në këtë vend nuk fut njeri në burg nëse nuk merr kuponin tatimor. E gjashta nuk di të ketë hyrë ndonjë punëtor në burg, madje ligji që ky amerikani, ai idioti që kopjon ti e të tjerë  po sulmoni taks burgun për pronarët që nuk regjistrojnë e paguajnë sigurime për punëtorët. E fundit, po ti kursej fjalët si e njëjta monedhë që meriton për çdo fyerje”. Është kjo përmbajtja e mesazhit të deputetit dërguar gazetares pas kritikave të saj..

Kjo e fundit i përgjigjet përmes rrjetit social.

“Publikisht Erion Braçes!
Në kuadër të radhitjeve... Së pari, mos më renditni numra. Së dyti, nuk marrë miratimin e askujt për të komentuar deklaratat e politikanëve që më duken po aq idote sa ju duken ju komentet e mija. Së treti, jeni ju i zgjedhuri jonë,jo unë juaja. Së fundmi, në vend që të hartoni sms për çdokënd që ju kritikon, bëni detyrën, oligarku ynë....”, shkruan Çaushi

 

ca1.jpg

Çaushi. erjon.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023187875747681
array(1) { ["section"]=> string(99) "deputeti-brace-i-dergon-mesazh-privatisht-gazetares-por-ajo-e-publikon-dhe-ja-si-i-pergjigjet-24056" }