Deputeti debat me moderatoren: Do t’i përgjigjeni pyetjeve... Murrizi: Nuk do flas për ç’a doni ju se s’jam në hetuesi!

Publikuar tek: politike, më 21:37 26-10-2020 Deputeti debat me moderatoren: Do t’i përgjigjeni pyetjeve... Murrizi: Nuk do flas për ç’a doni ju se s’jam në hetuesi! Vasili - Murrizi

Deputeti Myslim Murrizi ka pasur një debat të vogël me moderatoren e ‘Open’ Eni Vasili, pasi kjo e fundit i vuri në dukje se diskuri i tij po devijonte nga tema.

Murrizi i ka thënë se nuk është në hetuesi dhe do flasë për çfarë të dojë ai.

Murrizi: Më thirr në mbiemër!

Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi?

Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD në 1995.

Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ç'a ndodh në këtë emision e vendos unë.

Murrizi: Zonjë, unë kam ardhur këtu, por jo të jem i detyruar të flas për çfarë të doni ju.

Vasili: Ky është emisioni im dhe këtu do bëhet si them unë. Ju keni ardhur këtu dhe do t’i përgjigjeni pyetjeve që bëj unë, jo të flisni për çfarë të doni ju.

Murrizi: Unë kam ardhur në emision jo në hetuesi. Jam i ftuar këtu...

Vasili: E shikon që jeni i ftuar, e pra jo të filsni për Macronin apo islamin, do flasim për partitë e reja të djathta që po krijohen...

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hajdari prezanton zyrat e partisë dhe bën thirrje: Mos rri mënjanë, por eja bashkohu! (Ja ç’duhet të bëni që të takoni deputeten)
Përplasja Rama-Meta për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Agron Duka: Pritja për përgjigjen e Venecias nuk sjell asgjë të keqe, Ramës po i cënohet pushteti »
Article Logic
Execution time: 0.012923955917358
array(1) { ["section"]=> string(120) "deputeti-debat-me-moderatoren-do-t-i-pergjigjeni-pyetjeve-murrizi-nuk-do-flas-per-c-a-doni-ju-se-s-jam-ne-hetuesi-225274" }