Deputeti depoziton në paralement një amendament: Këto familje të përjashtohen nga tarifat

Publikuar tek: politike, më 13:09 07-02-2018 Deputeti depoziton në paralement një amendament: Këto familje të përjashtohen nga tarifat

Deputeti demokrat Endri Hasa depozitoi në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet në fshat dhe qytet, që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë.

Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.

 Për të penguar arbitraritetin e qeverisë, deputeti Endri Hasa propozon që të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare për ujë apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.

Ministrisë së Bujqësisë i mungojnë të dhënat e familjeve që përdorin puset për këto qëllime, por sipas të dhënave të INSTAT për ata që jetojnë në fshat, janë rreth 300 mijë familje përfituese nga nisma e Partisë Demokratike, nëse ajo do të pranohet nga qeveria. Deputeti Endri Hasa propozoi gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit, të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre.

 

amendamenti_Hasa_3.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0077638626098633
array(1) { ["section"]=> string(95) "deputeti-depoziton-ne-paralement-nje-amendament-keto-familje-te-perjashtohen-nga-tarifat-109441" }