Deputeti dëshmoi në gjyqin e Shullazit, reagon gazetari investigativ Artan Hoxha: Hajde deputet, hajde! Pse u fut në burg Shullazi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 18-07-2017 Deputeti dëshmoi në gjyqin e Shullazit, reagon gazetari investigativ Artan Hoxha: Hajde deputet, hajde! Pse u fut në burg Shullazi Deputeti i PS Cyrbja

Ditën e sotme deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja dëshmoi në gjyq lidhur me çeshtjen “Shullazi”.

Gjatë marrjes në pyetje në gjykatën e Krimeve të Rënda, Çyrbja, i cili në atë kohë ishte drejtor i Hipotekave në Durrës ka rrëfyer mbi takimet me biznesmenin Ylvi Beqja dhe Emiljano Shullazin, kur ky i fundit ka marrë pronësinë e hotel Vollgës.

Ai ka treguar mbi takimin me Beqjan, i cili i ka kërkuar regjistrimin e hotel Vollgës.

“Jam takuar në një lokal në Shijak afër shtëpisë sime dhe më ka kërkuar të takoja ish-pronarin Shullazin. Edhe ky i fundit më pyeti nëse do ta regjistroja pronën, por unë i thashë se do të zbatoj ligjin. Bëra regjistrimin dhe kufizimin e pronës. Unë nuk jam kërcënuar, por kam pasur konflikte”, ka deklaruar deputeti.

Sakaq, këtë deklaratë të tij e komenton gazetari investigativ Artan Hoxha me tone ironie e habie.

“Pse Shullazi u fut në burh dhe Çyrbja u fut deputet në Parlament?”, pyet Hoxha.

KOMENTI I ARTAN HOXHËS:

Deputeti i ri i PS-se, Jurgis Cyrbja(ish-drejtori i hipotekes ne Durres) tha sot para gjykates:"Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroja pronën(ish-hotel Vollgen) i kam thene se do të zbatoj vetëm ligjin. Më pas bëra regjistrimin dhe kufizimin e prones"...
?????,...Shullazi i paska shkuar deri poshte shtepise ne Shijak(imagjinoni me sa mjete dhe njeres leviste Shullazi), dhe ky i ka thene "do zbatoj vetem ligjin"... hajde deputet hajde... Dhe Shullazi qe i eshte pergjigjur:"Edhe une per zbatimin e ligjit jam ketu"....
Pastaj ky "zbatoi ligjin" duke rregjistruar pronen!!!!
Po mire, ku eshte problemi ketu kur qenka "zbatuar ligji"???!!!
Pse Shullazi u fut ne burg dhe Cyrbja u fut deputet ne Parlamentin e Shqiperise?!!!!



Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015190124511719
array(1) { ["section"]=> string(132) "deputeti-deshmoi-ne-gjyqin-e-shullazit-reagon-gazetari-investigativ-artan-hoxha-hajde-deputet-hajde-pse-u-fut-ne-burg-shullazi-86543" }