Deputeti gjerman flet për situatën politike në Shqipëri: Edhe qeveria mban përgjegjësi, duhet të…

Publikuar tek: aktualitet, më 14:54 15-03-2019 Deputeti gjerman flet për situatën politike në Shqipëri: Edhe qeveria mban përgjegjësi, duhet të… Christian Schmidt

Raportuesi gjerman për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm Christian Schmidt ka folur së fundmi për situatën politike në Shqipëri në një intervistë për ‘Deutche Welle’.

Ndërkohë që qeveria gjermane ka kritikuar opozitën për djegien e mandateve, Schmidt e gjen fajin te mazhoranca.

‘Kjo nuk është normale. Parlamenti jeton nga debati. I takon qeverisë që të garantojë bashkëpunimin parlamentar’, tha ish-ministri gjerman, i cili theksoi se po planifikon të vijë vetë në Shqipëri për t’u njohur më mirë me situatën.

‘Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare’, tha ai.

Gjithashtu raportuesi gjerman foli edhe për korrigjimin e kufijve të Kosovës, teksa tha se është kundër kësaj ideje, ndryshe nga kolegu i tij kristiansocial, Florian Hahn.

‘Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike’, tha Schmidt për DW, ndërkohë që u shpreh se për këtë çështje Kosova dhe Serbia duhet të diskutojnë edhe me fqinjët.

‘Nga kjo duhet hequr dorë. Kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh’, tha Schmidt.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017955780029297
array(1) { ["section"]=> string(101) "deputeti-gjerman-flet-per-situaten-politike-ne-shqiperi-edhe-qeveria-mban-pergjegjesi-duhet-te-156544" }