Deputeti gjerman i CDU, Krichbaum: Drita jeshile për negociatat Shqipëri-BE ndizet në vitin 2018

Publikuar tek: politike, më 18:02 24-11-2016 Deputeti gjerman i CDU, Krichbaum: Drita jeshile për negociatat Shqipëri-BE ndizet në vitin 2018

Deputeti i Bundestagut gjerman, Gunther Krichbaum, ka mbërritr sot në Tiranë ku gjatë një conference për mediat ka treguar edhe 7 arsyet sepse shteti i tij është kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ai tha se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm në disa fusha por gjithashtu edhe hapa pas në luftën kundër krimit të organizuar dhe narkotrafikut. Krichbaum tha se Shqipëria nuk ka plotësuar 5 prioritetet kyçe ndër to edhe më të rëndësishmen, Reformën në Drejtësi.

Sipas deputetit të CDU, drita jeshile për çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian do të ndizet në pranverë të 2018-ës.

“Ne duam që qytetarët e Shqipërisë të përfitojnë nga avantazhet e statusit si në Gjermani Francë etj. Ne mbështesim Shqipërinë me qëndrueshmëri drejt BE.

Nëpërmjet këtij procesi presim forcim të paqes, shtetit të së drejtësi. fqinjësisë së mirë në Ballkan. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është edhe në e interes të Gjermanisë jne ju mbështesim ju japim ndihmesën që të ndërtoni një vend me perspektivë për brezin e ri. Ne duam që negociatat të çelen kur të jenë krijuar kushtet e nevojshme. Krijimi i shtetit të së drejtës ka rolin kryesor. Më lejoni të them se këto arritje janë vërtetë mbresëlënëse, të kuptueshme po të krahasohet me 5 vite, 10 apo 30 vite para. Gjermania do mbështesë të gjitha forcat politike në raport progresin që KE propozon çeljen e negociatave pasi të jenë shënuar arritje të konsiderueshme për reformën në drejtësi.

Në këndvështrimin tonë bëhen pengesë për hapjen e negociatave, nuk janë plotësuar ende kushtet themelore për 5 prioritetet kyçe. Vërtet është miratuar reforma në drejtësi por me vendim të Kushtetueses janë pezulluar disa akte. Kushtetuesja është tërhequr për të marrë opinion nga Venecia, sot është ende e paqartë se kur do hyjë në fuqi. Në këtë mënyrë ky prioritet kyç nuk është përmbushur”, u shpreh deputeti gjerman.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025116205215454
array(1) { ["section"]=> string(100) "deputeti-gjerman-i-cdu-krichbaum-drita-jeshile-per-negociatat-shqiperi-be-ndizet-ne-vitin-2018-60578" }