Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer zgjidhet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Publikuar tek: rajon, më 14:33 14-11-2019 Deputeti i Bundestagut, Peter Beyer zgjidhet raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës

Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer është përzgjedhur raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.

Në garën për raportues të Kosovës në Këshillin e Evropës, Beyer ka mundur rusin, Aleksey Kondratyev. Gjatë votimit të sotëm në Komitetin për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ai fitoi me 33 vota kundrejt Kondratyev që morri vetëm 6 vota.

Vendimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën në KE do të kalojë edhe nëpër mekanizma të tjera të këtij Këshilli, por që votimi i sotëm llogaritet më i rëndësishmi. Këshilli i Evropës duhej të zgjidhte raportuesin për Kosovën ku në mesin e kandidatëve ishte edhe rusi Aleksey Kondratjev, që ishte spiun i Rusisë dhe kishte shprehur hapur animin e tij pro-serb dhe paragjykimet e tij antishqiptare. Metro ka mësuar se kjo nuk do të ndodhë tani dhe se njoftimi zyrtarë do të bëhet sot publik. Mbi 40 organizata të shoqërisë civile kosovare i kanë dërguar letër Këshillit të Evropës, Asamblesë Parlamentare dhe Komitetit për Çështje Politike duke i bërë thirrje për të parandaluar përzgjedhjen e delegatit rus të Asamblesë Parlamentare z. Alexei Kondratiev në pozitën e raportuesit për Kosovën. Organizatat konsideruan se Kondratiev nuk është personi i duhur për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në përputhje me vlerat e Këshillit të Evropës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007476806640625
array(1) { ["section"]=> string(95) "deputeti-i-bundestagut-peter-beyer-zgjidhet-raportues-per-kosoven-ne-keshillin-e-evropes-185882" }