Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli është dërguar mbrëmjen e sotme për kurim në Itali, pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Burime për Newsbomb.al thonëse prej disa ditësh Kadeli ka qëndruar i shtruar në QSUT, më pas është transferuar në Spitalin Amerikan dhe me ndërhyrjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ai është dërguar sot për kurim në Itali pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i shoqëruar në aeroportin e Rinasit nga deputeti i LSI Petrit Vasili.
Deputeti Kadeli pritet t'i nënshtrohet në ndërhyrje delikate kirurgjikale në pankreas, pas shfaqjes së gurëve në tëmth. /Newsbomb.al