Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Gjovalin Kadeli është dërguar mbrëmë për kurim në Itali, pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Burime për Newsbomb.al thonë se prej disa ditësh Kadeli ka qëndruar i shtruar në QSUT, më pas është transferuar në Spitalin Amerikan dhe me ndërhyrjen e kreut të Kuvendit, Ilir Meta, ai është dërguar mbrëmë vonë për kurim në Itali pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, i shoqëruar në aeroportin e Rinasit nga deputeti i LSI Petrit Vasili.
Deputeti Kadeli pritet t'i nënshtrohet në ndërhyrje delikate kirurgjikale në pankreas, pas shfaqjes së gurëve në tëmth. /Newsbomb.al