Deputeti i opozitës Erion Piciri, i dalë nga listat ePD ka deklaruar se prej një viti nuk e merr rrogën si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai tha në Report Tv se është future në parlament për të thënë që politika bëhet edhe ndryshe.
"Nuk pranoj gati prej një viti rrogën. Nëse do i fusja lekët në xhep do fillonin spekulimet. Unë hyra në parlament për të komunikuar për të thënë që politika bëhet edhe ndryshe", tha Piciri.
Për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, ai u shpreh se nuk do të kandidojë, por do të bëjë fushatë kundër partive të mëdha.
"Po shoh qe po krijohen parti thuajse çdo ditë. Nëse bashkohen të gjithë dhe të kenë kandidatin e tyre kryeministror kanë mundësi të kenë një shans. Partitë e vogla kështu siç janë të thërrmuara nuk kanë për të arritur asgjë. Do jem pjesë e fushatës elektorale, është projekt individual kundër një estabilishmenti të krijuar", u shpreh deputeti.